• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Si u bë konsull Nderi i Shqipërisë, indiani që kërkohet për pastrim parash

15:39 : 23/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Skandali i dy vëllezërve indianë që kërkohen nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikanë, përfshin institucionet më të larta në Shqipëri.

Sipas mediave indiane, arrestimet e para për skandalin e “Sterling Biotech” janë kryer në nëntor të vitit 2017. Dy muaj më vonë, në janar të 2018-ës Byroja Qendrore e Hetimeve në Indi, listoi si të kërkuar dy vëllezërit, Nitin dhe Chetan Sandesara.

Por edhe pse ishte në kërkim Nitin Sandesara ia doli që një muaj më pas të merrte nënshtetësinë shqiptare, përmes një procedure të veçantë, siç informoi zyra e presidentit.

“Janë zbatuar procedurat ligjore me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të angazhimit për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”, thuhej në reagimin zyrtar të Presidencës.

Pra ministria e Blendi Klosit ka propozuar që dy vëllezërit në kërkim për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve, të pajisen me shtetësi shqiptare me argumentin se do të kryenin investime në Shqipëri.

Lexo edhe:

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

Por skandali thellohet më tej. Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Nitin Sandesara zgjidhet nga ministria e Jashtme si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Sipas Ceremonialit Zyrtar, konsulli i nderit emërohet me propozim të ambasadës ose ministrisë së Jashtme të vendit pritës, pra në këtë rast nga ministria e Jashtme e Nigerisë ose ambasada e këtij shteti në Romë.

Duke sqaruar këtë procedurë si reagim ndaj skandalit të publikuar në Top Channel, ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati hoqi përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se verifikimi i konsujve i takon një strukture tjetër.

“Procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, tha Bushati në reagimin e tij.

Ish ministri i Jashtëm Bushati dje ka bërë leksion gazetarie, duke e fshehur përgjegjësinë pas institucioneve të tjera, por ai duhet të tregojë sa ishte çmimi i këtij emërimi, pasi natyrisht indiani u zgjodh të bëhet konsull në Afrikë, jo sepse ishte diplomat, as sepse kishte dashuri për Shqipërinë, por sepse ishte i pasur.

Dështimi i organeve të rendit dhe SHISH-it për të verifikuar pastërtinë e Nitin Sandesaras, është njëra anë e skandalit. Ana tjetër është se në koordinim të përbashkët, dy ministri të qeverisë shqiptare, ajo e Turizmit, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe ministria e Jashtme në atë kohë e drejtuar nga Ditmir Bushati, i kanë dhënë imunitet diplomatik një personi, i cili ka vjedhur 1 miliardë dollarë, një pjesë e të cilave ishin vendosur që të pastroheshin në Shqipëri. /Top Channel/

Etiketa: indianikonsull nderipastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025
AKTUALITET

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

11:39 : 22/10/2025
AKTUALITET

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

10:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt

12:29 : 17/09/2025
RAJONI

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025
Para

Filloni të 'zhdukni' xhupat dhe palltot/ Pranvera sivjet vjen e ngrohtë dhe...

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com