• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHISH e DSIK kërkojnë “interesat rusë”, dështojnë me pastrimin e parave

13:03 : 23/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Autoritetet shqiptare, në një tentativë për të siguruar kapitale të huaja, kanë ulur ndjeshëm vigjilencën mbi shtetasit e huaj që afrohen për biznes në Shqipëri.

Në një rast të fundit, një seri institucionesh kanë dëshuar, ndoshta edhe kanë toleruar, verifikimin e kërkesës së dy shtetasve indianë për të marrë shtetësinë shqiptare.

Të angazhuar në zbulimin e “lidhjeve kriminale” të gjyqtarëve e prokurorëve në kuadër të Vetingut, si edhe të investuar politikisht për të “zbuluar” lidhjeve të opozitës me “interesa ruse”, institucionet e sigurisë, si Shërbimi Informativ Shtetëror e Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po dështojnë në seri për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore.

Lexo edhe:

Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

Biznesmenët nga Nju Delhi, të kërkuar në vendin e tyre për mashtrime në shuma gjigande, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara janë pajisur me pasaportë shqiptare nga Presidenti i Republikës, pas verifikimeve të kryera nga institucionet e sigurisë.

Dy shtetasit indianë akuzohen nga autoritetet e vendit të tyre se kanë përvetësuar rreth 725 milionë dollarë, nëpërmjet manovrave financiare. Pas problemeve në vendin e tyre, Nitin dhe Chettankumar Sandesara kanë gjetur rrugën për të mbërritur në vendin tonë e për t’u bërë zyrtarisht shtetas shqiptarë.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ka dërguar Presidentit të Republikës kërkesën për të pajisur me shtetësi shqiptare dy indiandët. Ata janë prezantuar në Shqipëri si biznesmenë që do të investonin në turizëm.

Presidenti Meta, në përmbushje të detyrimeve ligjore, pasi ka marrë këtë kërkesë, ua ka dërgon institucioneve të sigurisë kombëtare.

Në një njoftim zyrtar të Presidencës, rezulton se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Interpol Tirana, kanë dorëzuar pranë kreut të shtetit “kartelë të pastër” për dy biznesmenët indianë.

Pas këtyre informacioneve zyrtare, Presidenca pajisi me pasaportë shqiptare dy Sandesara-sët, duke u krijuar në këtë mënyrë mundësinë që ata të udhëtojnë lirshëm edhe në vendet e zonës Shengen.

Ky është aspekti formal i çështjes. Por çfarë duhet të ketë ndodhur në këtë rast skandaloz?

Qeveria shqiptare gjendet nën kritika të forta për mungesën e investimeve të huaja. Prej vitesh, asnjë kompani serioze nuk është afruar në vendin tonë për sjellë kapitale në Shqipëri. E, për këtë arsye, autoritetet shqiptare mirëpresin këdo që prezantohet si investues, pavarësisht të shkuarës së dyshimtë.

Kjo tolerancë e tepruar ka forcuar dyshimet se Shqipëria është shndërruar “de facto” në një vend parajse fiskale për pastrim parash nga persona të ndryshëm, shqiptarë e të huaj.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij më të fundit për Shqipërinë, shkruan: “Mënyrat më e mirë për të fshehur të ardhurat e paligjshme janë aktivitetet e shit-blerjes së pronave të paluajtshme, në veçanti në bregun e detit, projektet e zhvillimit (ndërtimi) dhe lojrat e fatit. Forcat e rendit e pranojnë se duhet të luftohet aktiviteti i pastrimit të parave por deri më ato janë të paefektshme në luftimin e këtij fenomeni”.

Etiketa: dsikindianeshish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

23:01 : 05/03/2026
AKTUALITET

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

22:51 : 26/12/2025
AKTUALITET

Lojëra fati, armë dhe sekret shtetëror/ Dënohet ish-kreu i SHISH Berat dhe djali i tij (EMRAT)

16:27 : 15/12/2025
AKTUALITET

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Punon plaku në SHIK”/ Si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH në Berat

20:38 : 02/09/2025
Para

Rama humb qetësinë: Kadrinj, zuzarë, derra të shtrirë…

TË GJITHA

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom