Analisti degjeneron Ralf Gjonin: Çfarë të ardhurash ke që 1600 dollarë të duket rrogë e qelbur

Ditën e sotme, Ralf Gjoni u betua në Kuvendin e Shqipërisë, pasi pranoi mandatin e deputetit. Gjoni u shpreh se arsyeja pse e pranoi mandatin nuk ishte rroga e qelbur e një deputeti.

E pikërisht kjo deklaratë e tij ka ngjallur një reagim të fortë në median online, por jo vetëm.

Analisti Ilir Demalia, u shpreh në Ora News se me këtë deklaratë, Gjoni  vërteton se ai ka dhe të ardhura të tjera.

Për këtë tha ai, duhet që më parë të kalojë në vetting.

Deklarata e plotë e Demaliajt:

Ralf Gjoni në radhë të parë sot ka bërë një deklaratë shumë të ulët që pretendon se është dhe intelektual dhe filozof, megjithëse nuk e di ku e ka studiuar filozofinë se unë e di që ka studiuar që ti bjerë fyellit dhe mund të shkojë me Laert Vasilin kur të këndojë vargjet e Naim Frashërit “O malet e Shqipërisë” dhe ky ti bjerë fyellit.

Dha një deklaratë shumë injorante: Nuk kam ardhur këtu për një rrogë të qelbur. E para fyen rrogën dhe tallet me shumën 1600 dollarë që merr një deputet në një kohë që një punëtor shqiptar që i bie bretku gjithë ditën do 10 muaj ta marrë.

LEXO EDHE  Takimi me truprojën e Bashës, Lleshaj habit me përgjigjen: Detyra ime e përditshme është të…

Kam të drejtë të pyes Ralf Gjonin, nëse nuk ka nevojë për këtë rrogë të qelbur, çfarë të ardhurash të tjera ka ky? 1600 dollarë nuk është rrogë e qelbur as në Itali.Ky duhet të futet në vetting dhe të hetohet kush janë të ardhurat e tij që 1600 dollarë u quakan të qelbura, a mos janë lidhjet me Gaz Demin, a mos janë lidhjet me Sorosin që ka qenë i G99?

Ky pretendon se ka studiuar në Angli dhe ka ardhur për dashurinë për atdheun, çfarë quan studim, kurse 3 mujore?Ky tregoi injorancën e vet por edhe e tradhëtoi inkoshienti i tij për burimet e tjera që ka. Tregoi se paska të ardhura të mëdha”.