• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E gjora Ditë e Verës

12:05 : 17/03/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Edmond Tupja

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e shkruar e të pashkruar të popullit shqiptar ndër shekuj, Dita e Verës, me urdhër të prerë të Lali Erës, më falni, të Lali Erit, që në këtë rast ia kaloi Hoxhë Enverit, pati vërtet qimen e derrit duke e parë veten të përzënë nga data 14 mars tri ditë më pas, pra, sot më 17 mars!

Preteksti qe koha e keqe me musteqe dhe qielli i zymtë si teneqe që do të mbizotëronin në Tiranë pikërisht më 14 mars. Kjo zhvendosje arbitrare e Ditës së Verës në kohë, më kujtoi menjëherë zhvendosjen e saj po aq arbitrare nga Elbasani në gjithë krahinat e tjera të atdheut me urdhër të Kryeministrit Nano dikur, para shumë vitesh. Rrjedhimisht, ballakumja legjendare, nisi, qysh atëherë, të prodhohej rregullisht e marrëzisht nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje, duke humbur kështu shijen e saj zanafillore ose zanafillën e saj të shijshme.

Të dyja këto zhvendosje, të paktën në sytë e mi si bir i një elbasanasi nga lagjja “Kala”, të diplomuar në Shkollën Normale të vendlindjes së tij, më trishtojnë pa fund, madje më trembin! Po, po, më trembin, sepse kam parandjenjën drithëruese se Dita e Verës me ballakumen e vet të papërsëritshme do të humbë thuajse fare karakterin e saj tradicional, duke rënë kështu viktimë e një mërgimi tregtarist e propagandistik të pamëshirshëm. Përse kështu? Oh, sepse, tani që pasardhësi i ish-Kryeministrit Nano, pra, zoti Edi Rama, disponon jo vetëm shumicën dërrmuese në Kuvend (pa “r” para shkronjës “v”, sigurisht!), por edhe një opozitë legenisht butaforike, një ligj i ri mund të miratohet, sipas të cilit çdo festë tradicionale karakteristike e një krahine mund të shtyhet në çdo çast për një datë tjetër nga kryetarët e bashkive dhe të festohet në gjithë krahinat e tjera të Shqipërisë.

Si pasojë, Festa e Birrës, për shembull, e cila, normalisht e historikisht, do të ishte e udhës të kremtohej vetëm në Korçë (sepse birra e parë shqiptare është prodhuar pikërisht në këtë qytet qysh në vitin 1928), pra, Festa e Birrës, me ligj ose me VKM apo me nismën e filan kryetar bashkie, mund të kremtohet kudo në Shqipëri, bie fjala edhe në një qytet gati anonim ku, në një bodrum shtëpie, dikush prodhon në mënyrë artizanale birrë më të mirë se birrat gjermane, belge e angleze! Ose, në të njëjtin kuadër, kjo festë mund e duhet festuar me përparësi në Tiranë, ku në kohën e Hoxhës Enver u ndërtua një fabrikë birre, sot e modernizuar, që asokohe mbante emrin e Kelmendit Ali, pra, e të dërguarit të Kominternit stalinist në Shqipëri, kurse e para fabrikë e birrës, ajo e Korçës, ishte ndërtuar në kohën e Zogut Ahmet.

Lexo edhe:

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

Në këtë mënyrë, e majta shqiptare do të mund të mburrej duke shpalosur sloganin “Më mirë birrën e Partisë, sesa atë të Naltmadhnisë!” ose, më të aktualizuar, “Më mirë birrën e Edit, sesa atë të Mbretit!”. Së fundi, o lexueset e lexuesit e mi kureshtarë, le të kthehemi te gjenialiteti i Lali Erit që shkëlqen si diell në mes të territ dhe t’i bëjmë atij një pyetje pa asnjë prapamendim: “Po sikur, zoti kryebashkiak i sotëm i Tiranës dhe, me njëfarë gjase, Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, po sikur, pra, shërbimet meteorologjike më të sofistikuara të rruzullit tokësor të parashikonin me 100 për qind siguri një dhjetor dhe një janar me vapë sahariane, a to të jepnit ju urdhrin e prerë për ta shtyrë, natyrisht në Tiranë, festën e Vitit të Ri për në muajin shkurt?

Apo, duke parë zhvillimin e jashtëzakonshëm të atdheut tonë të dashur kapitalist dhe pasurimin e pandalshëm të popullit shqiptar, do të angazhonit fondet e papara të bashkisë suaj të pasur e babaxhane (si dikur Liza e qymyrit me nallane) për t’i çuar gjithë banorët e Tiranës të kremtojnë Vitin e Ri në Zvicër mes borës së përjetshme të Alpeve? Jam i sigurt që kjo pyetje do të mbetet pa përgjigje qoftë edhe të tërthortë, sepse qarkullojnë zëra, sipas të cilëve, dje, në protestën gjigante të opozitës, para një Kryeministrie të dezertuar nga titullari i saj përkohësisht i mërguar në Berat apo Poliçan, paska marrë pjesë edhe ballakumja kryelartë e kryengritëse, e cila sot në Tiranë po shitet, falë Lali Erës, në të gjorën ditë të rreme të Verës!

Etiketa: dita e veresTupjaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Jo personale, por biznes”/ Veliaj i përgjigjet “Nesti Angonit”: I shkreti, ngeli spektator (VIDEO)

19:11 : 18/06/2025
AKTUALITET

Shantazhet nga Veliaj, Këlliçi: Problemi i tij është Gjykata e Lartë, Mazniku ka firmosur për rrugët e “5D”

10:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

19:46 : 17/06/2025
Para

FOTO/ Të rinjtë e FRPD në marshim: Rama si Asadi, mos i prek fëmijët

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com