Koncesioni i “Rapiscan”-it: Kush janë zyrtarët e korruptuar që kanë firmosur dhe si janë promovuar nga oligarkët dhe politika?

Pse lufta e opozitës ndaj oligarkëve është e pabesueshme? Pse emërimet dhe promovimet e zyrtarëve të korruptuar nuk janë rastësi? 4.5 miliard lekë nga buxheti i shtetit për skanimin në dogana deri tani!

Deri tani janë paguar 4,534,645,973.00 lekë nga buxheti i shtetit për kompaninë ‘Rapiscan’ për skanimin në Dogana. “Rapiscan”, kompania amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana, është larguar prej kohësh nga Shqipëria, por siç dihet, procesi i skanimit në dogana vazhdon me partnerët e saj shqiptarë, ose ‘simotrën’ “S2 Albania”.

Me të ardhur e majta në qeveri, Erion Braçe i dërgoi një letër Ministrit të Financave, për verifikimin e kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan, kompaninë amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana në Shqipëri duke pohuar, se në të kishte taktika korruptive.

Por, cfarë ndodhi?

Edi Rama, në nje akt të parë anulloi kontratën e miratuar në Parlament me këtë kompani. Por, pak muaj me vonë ai anulloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoi punën. Në kontratë u bënë disa ndryshime, por që mesa duket rëndojnë palën shqiptare.

Kështu, çmimi për deklaratë u ul nga 37 euro në 22 euro, por u pëfshinë në detyrimin për të paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nën 1000 euro, dhe që me kontratën e parë ishin perjashtuar nga pagesa. Për më tepër sipas ligjit që Rama miratoi në Parlament, qeveria detyrohet të paguajë për secilin Vend (skanimi).

Më herët pagesën për ngarkesat e skanuara më parë e bënte biznesi dhe këtë pagesë doganat ua njihnin kompanive si shpenzime të zbritshme. Në kontratën e dytë, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Po kush janë zyrtarët e Ministrisë së Financave që kanë përgatitur dhe miratuar këtë aferë korruptive? Ku janë ata mbi 6 vjet nga miratimi kësaj kontrate?

Bashkangjitur këtij denoncimi, gjeni shkresën e siguruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë firmosur nga këta zyrtarë të kësaj afere, që nëse SPAK do të funksiononte do t’i kishte marrë si të pandehur. Vihet re qe oligarkët dhe politika janë interesuar që ata të promovohen. Kjo na krijon dhe bindjen, që as opozita e sotme nuk ka për t’i luftuar kontratat koncensionare të kreut të qeverisë, Ramës.

LEXO EDHE  Dekreti për zgjedhjet/ PS kërkesë zyrtare për shkarkimin e Metës

Ridvan Bode, ish-Ministri i Financave për 8 vjet pranë PD, është promovuar këto kohe me lobimin e një oligarku pranë qeverisë si anëtar të bordit të Bankës së Shqipërisë.
Alfred Rrushaj, ish zv.Minister i Financave.
Dorjan Teliti, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Arjana Dyrmishi, ish-Drejtoreshë e Pergjithshme e Makroekonomisë dhe Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave në periudhën e z. Ridvan Bode, e mban këtë pozicion edhe në kohën e z.Cani dhe është një nga zyrtarët që ka hartur dhe më pas e ka rinegociuar kontratën për qeveritarët e rinj. Oligarkët e politikës e emërojnë zv. Drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Pozicion që e ka mbajtur deri para 3 muajsh.
Veronika Korkaj, ish-Sekretare e z. Ridvan Bode, është dhe hartuese e kontratës koncensionare të skanimit të doganave. Me ardhjen e qeverisë socialiste promovohet si Drejtore e Fondeve të Bashkimit Europian, pozicion që e mban akoma.
Ky ishte një rast se si oligarkët kontrollojnë jo vetëm mënyren se si vidhemi, por kujdesen dhe për promovimin e zyrtarëve që ju kane shërbyer. Kjo është një arsye pse unë nuk e besoj luftën e opozitës ndaj oligarkisë. Kjo është një arsye tjetër pse Shqiptarët nuk dalin të protestojnë kur shohin banditë të provuar, që po bëhen gati të marrin celesat e pushtetit drejt një vjedhjeje të re.

Më poshtë gjeni:

PËR MË SHUMË: L31722010Q-Kontrata e Koncesionarit skanimi me Rapiskanin edit (11) dhe L31722010Q-NDRYSHIMIN E MARREVESHJES SE KONTRATES SE KONCESIONIT si dhe L31722010Q-09.07.2015- PER AMENDIMIN E MARREVESHJES SE KONCESIONIT,

Më poshtë listë pagesat e TRANSAKSIONET sipas datave dhe vendeve. /Ekskluzive.al/