Bashkëdrejtuesi i koalicionit që qeverisë Italinë, njëkohësisht zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Lugi Di Maio, ka nisur një lidhje të re romantike.
Ai është fotografuar dorë për dore dhe duke shkëmbyer puthje me ish-gazetaren Virginia Saba, e cila aktualisht studion për teologji.
37-vjeçarja, e cila më parë ka qenë edhe sportiste, e ka pranuar lidhjen me Di Maion dhe ka folur publikisht për këtë gjë.