• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investimi 1 miliardë euro/Shpresa për disa shtete të Rajonit, por jo për Shqipërinë

11:21 : 06/03/2019
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Ky është tërmet ekonomik! Me këtë titull dhe të tjera të ngjashme janë mbushur mediat serbe dhe bullgare prej ditësh. Bëhet fjalë për një investim një miliardësh të koncernit gjerman Volkswagen (VW). Investimi 1,4 miliardë euro do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit.

Nga Deutsche Welle

Që prej nëntorit të kaluar kur VW bëri të ditur se do të hapë një uzinë të re në „Europën Lindore”, shpresa kanë krah Bullgarisë dhe Serbisë edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia. Pyetur nga Deutsche Welle deri tani është thënë nga Volfsburgu: „Nuk është marrë ende vendim në cilin vend ku do të ngrihet uzina”. Mediat spekullojnë, se VW do të marrë vendim në muajin prill, kurse makinat e para nga uzina e re do të dalin nga prodhimi më 2023.

Hapje vendi për makina elektrike nga Gjermania

Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve është duke flirtuar me Europën Juglindore. Kjo i përshtatet njoftimeve se uzinat bazë në Zvikau, Emden dhe Hanovër do të specializohen për prodhimin e automjeteve elektrike. Prodhimi i “VW Passat” është vendosur në Çeki, ku do të prodhohen së afërmi dy modele, “Škoda Karoq” dhe “SEAT Ateca”. Por mendohet që do të ketë edhe një fabrikë shtesë në Ballkan.

Lexo edhe:

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

“Arsyeja kryesore për ndërtimin e saj janë kostot e personelit. Ato janë atje shumë më të ulëta se në Europën Perëndimore,” thotë Stefan Bratzel nga Center of Automotive Management (CAM). Edhe vetë vende si Polonia dhe Hungaria nuk mund të jenë më të përfytyrueshme për një gjë të tillë. “Pika e dytë e rëndësishme janë kostot e energjisë. E treta është që rrjeti i furnizuesve ndodhet në vend,” thekson Bratzel në bisedë me DW.

Në Serbi shtohen shpresat se në shumë pika ka përfitime. Rroga mesatare në vend është 500 euro në muaj. Investorët potencialë joshen me suvbencione, lehtësime taksash dhe investime shtetërore në infrastrukturë. Përveç kësaj në Serbi janë vendosur disa furnizues gjermanë automjetesh: si specialisti për kabllot Leoni ose ZF Fridrishafen.

“Personeli i kualifikuar është gjithnjë vendimtar. Sallat e fabrikave mund t‘ i ndërtosh kudo,” mendon eksperti serb i automjeteve, Mladen Alvirovi? në një intervistë për televizionin. Me fuqi punëtore të kualifikuar, edhe Serbia mund të jetë kandidate, sepse koncerni italian FIAT ka vite që ka një fabrikë moderne në Serbinë Qendrore. „Këto punë janë një bazë e mirë për secilin prodhues makinash”, thotë Alvirovi?.

Vendos ndihma shtetërore?

Por edhe qeveria bullgare është e sigurt se do fitojë në garë. Para disa javësh një përfaqësues i VW shkoi në Sofje dhe bisedimet kanë përparuar mjaft, thotë një përfaqësues i rangut të lartë i partisë në pushtet, që dëshiron të mbetet anonym. Politikanë dhe ekspertë nga Sofia mendojnë se Bullgaria, si vend anëtar i BE ka më shumë përparësi në garë se sa Serbia.

“Kjo është shumë e rëndësishme”, mendon eksperti gjerman i autojmjeteve, Bratzel. Megjithëse Serbia si vend kandidat ushtron tregtinë e lirë me BE, anëtarësia në BE e Bullgarisë ofron rregulla më të thjeshta dhe më pak të komplikuara për këmbimin e mallrave dhe pjesëve të këmbimit. “Kjo nuk do të thotë se doemos VW vendos për Bullgarinë meqenëse është vend anëtar i BE,” thotë Bratzel.

Mitko Vasilev, shef i Dhomës bullgare të Industrisë dhe Tregtisë beson se politikanët në Sofje dhe në Beograd janë të gatshëm të japin subvencione nga arkat shtetërore për të joshur VW. “Pala bullgare do të bëj çdo gjë, për të arritur kushte të mira për investimet. Por, duhen marrë parasysh rregullat e BE-së,” thotë Vasilev për DW. “Nga ana tjetër Serbia nuk është vend anëtar i BE dhe rregullat për të kufizuar ndihmat shtetërore, nuk janë shumë të forta.”

Biznesi mund të ndryshojë fuqinë e ekonomisë tonë, thotë kryeministri serb, Aleksandar Vu?i?. Ai ka hedhur hapat e para të gjithë strategjisë. Njësoj si në vendet fqinje edhe politikanët e Serbisë e prezantojnë veten sikur investimi është bërë vetëm falë tyre. Për propagandën politike uzina e VW do të ishte vërtet një gjë shumë e madhe.

Etiketa: gjermaneinvestimerajon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

22:28 : 27/05/2025
BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon

08:13 : 05/05/2025
AKTUALITET

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në Rajon nga ndryshimet klimaterike

08:48 : 30/04/2025
BOTA

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme

21:40 : 26/04/2025
AKTUALITET

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

17:27 : 24/04/2025
Para

Ministria e Shëndetësisë, gati pr.ligjin e ri/ Ja çfarë ndalon...

TË GJITHA

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim dhe sanksione

08:20 : 30/05/2025

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

08:20 : 30/05/2025

Këmbimi valutor 30 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 30/05/2025

Temperaturat rriten ndjeshëm, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 30/05/2025

Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj

08:02 : 30/05/2025

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com