Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë ndryshe, teksa ka rrëfyer jetën private dhe marrëdhëniet familjare.
Në emisionin “My Living” në Vizion Plus, Gjylameti ka treguar se në shtëpinë e saj gatuan burri, ndërkohë që edhe pse është ekonomiste paratë në shtëpi i menaxhon bashkëshorti.
“Kur fillova të angazhohesha më shumë në politikë. Tashmë ai është një kuzhinier aq i mirë saqë në shpesh e mbështesim dhe i themi: Përse nuk hap një restorant?
Realisht gatuan në mënyrë fantastike jo vetëm për djalin në mënyrë të posacme. Joeli tani thotë të më gatuajë babi! Por edhe kur mblidhemi me familjarë të tjerë apo miq bashkëshorti më thotë, Blerina gatuaj unë, ti merru me shtrimin e tryezës ose sallatat.
Na pëlqen shumë të treve kuzhina italiane me ushqime më delicate, më të thjeshta se ato që gatuajnë nënat tona dhe që na ndihmojnë të rrijmë pak më në formë”, thekson kryetarja e PS-së së Tiranës.
Intervista e plotë
Bruna: A është e vështirë të jesh në politikën aktive dhe të jesh e kuruar gjithmonë?
Blerina: Është një nga pyetjet që kushdo që na sheh në ekrane ia bën vetes; Kur iu del koha që të merren më veten? Kur iu del koha të merren me familjen? Kur iu del koha të merren me fëmijët?… Por unë besoj se nëse vendos një listë prioritetesh dhe mundohesh që atyre prioriteteve tu japësh kohën e duhur, ia del. Sigurisht me shumë vështirësi, me një familje që duhet të të mbështesë. Unë i heq pak kohë gjumit tim dhe ia kushtoj pak vetes sepse mendoj që ne komunikojmë jo vetëm me cfarë themi po edhe me cfarë paraqesim.
Bruna: Ne sot këtë do të përpiqemi të tregojmë, stilin tënd të jetesës, si ia del të jesh shumë e angazhuar në politikë, nga ana tjetër të jesh një zonjë me një dukje për tu admiruar e në të njëjtën kohë të jesh edhe e përkushtuar në familje. Sfidë e madhe sesi mund të kombinohen të gjitha këto së bashku!
Blerina: Ndonjëherë kur zgjohem në mëngjes them: Si do t’ia dal! Sfidë shumë e madhe mbi të gjitha për djalin tim, Joelin dhe kohën që i mungoj atij.
Bruna: Cili ishte momenti i parë ku ti je takuar me politikën?
Blerina: Ka qenë në vitin 1994 kur ka patur një protestë dhe unë iu bashkova. Isha vetëm 14 vjec. Një protestë e cila kishte në sfond atë cfarë po ndodhte dhe situatën politike, më tregonte se Shqipëria pavarësisht se kishte dalë nga një rregjim totalitar ngjasonte shumë në cfarë vendimesh merreshin edhe pse ishim në demokraci.
Bruna: Të jesh Kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, a është një pozicion i vështirë për një grua?
Blerina : Unë mendoj se nuk ka pozicion të thjeshtë, sidomos kur merresh me politikë, sidomos kur e di se vendimet e tua do të ndikojnë në shumë njerëz normalisht është e vështirë. Pastaj kombinuar me faktin të jesh grua, bëhet edhe më e vështirë.
Bruna: Cfarë mendon se kanë sjellë gratë në politikën shqiptare?
Blerina: Është një shprehje “Politika bëhet më e bukur kur angazhohen më shumë gra”. Unë mendoj se politika bëhet më e mirë sepse angazhimi i grave reflekton një përgjesi më të madhe. Në fund të ditës, cdo vendim që merret nga një grua ka edhe sensin e familjes.
Bruna: Ka më shumë ndjeshmëri. Blerina, cila është politikania që vlerëson më shumë në parlamentin aktual?
Blerina: Unë nuk kam një figurë apo një emër por kam disa karakteristika apo disa parime që vlerësoj tek një grua që angazhohet në politikë. E para është të krijuarit të frymës së ekipit dhe besoj se lumturia më e madhe për një politikane në fund të karrierës është të shohë se kush është ngritur më shumë sesa vetë ti. Kë ke arritur të mbështesësh që të ketë bërë një karrierë të suksesshme, që ta kesh mbështetur si grua në rradhë të parë.
Bruna: A është një zonjë e PS që e ka bërë këtë gjë për ty?
Blerina: Ka shumë që më kanë mbështetur. Di të them edhe dicka tjetër: politika është ambjenti i burrave kështu që për cdo grua duhet të ketë dy sfida. Së pari për të fituar vëndin që i takon në cfardo lloj ekipi dhe së dyti për ta justifikuar këtë.
Bruna: Për cfarë je ndjerë e paragjykuar në politikë?
Blerina: Ne e dimë se të lehtëson shumë për të patur sukses pamja e parë në fillime por ndërkohë të duhet të ulësh paragjykimin për shkak të pamjes shpesh herë. Edhe unë fillimisht si cdokush tjetër jam ndier e paragjykuar në fillim .
Bruna: Je ndjerë e paragjykuar më shumë nga burrat e politikës shqiptare apo nga gratë?
Blerina: Janë nga të gjithë. Në një organizatë krijohet një lloj solidariteti, harmonie apo mbylljeje që është tipike pë rata njerëz që njihen ndër vite dhe tek të rinjtë është ai moment i parë deri sa të bëhen pjesë e ekipit.
Bruna: Duket sikur paragjykimet tashmë i ke hedhur pas krahëve. Por nëse nuk mu përgjigje me një emër për politikanen që vlerëson më shumë në parlamentin shqiptar, nuk e di nëse do të më japësh një emër për politikanen që vlerëson më pak.
Blerina: Pikërisht janë ato gra por jo vetëm, cdokush që është pjesë e politikësaktive, të cilët tentojnë të vetmbyllen. Tentojnë të krijojnë disa lloj barrierash për të rinjtë që duan të futen në politikë.
Bruna: Të jesh e angazhuar në politikë do të thotë të jesh e përgatitur edhe për sulme që do të bëhen. Si përballesh me to?
Blerina: Të them se nuk më ndikojnë sulmet që më bëhen qoftë në media, qoftë në rrjetet sociale do të thoja një të pavërtetë. Të ndikojnë! Shpesh herë dëgjoj këshillat e atyre që më thonë të mos lexoj komentet apo sulmin që më është bërë. Tentoj që të mos i lexoj dhe të mos më ndikojnë por nga ana tjetër ndërsa i lexon kupton sesa e rëndë është po aq e vështirë është për tu pranuar. Teksa flitet për një grua, gjithmonë goditjet janë për shkak se është grua.
Bruna: A ka patur ndonjë rast që djali yt të ketë dëgjuar dicka që nuk është e këndshme ta dëgjojë për nënën e tij? Si ka reaguar ai dhe si ia ke shpjeguar ti situatën?
Blerina: Tek djali është pak më e vështirë. Ka ndodhur një rast para 2 vitesh kur unë për shkak të një problematike të një nisme ligjore isha kundër dhe në media ajo që doli ishte një përbaltje ndaj figurës time. Si mund ti thoje një fëmije i cili e dëgjoi rastësisht dhe filloi duke qarë e thoshte mami im nuk është kështu, përse i thonë këto gjëra. Këto janë kosto të të qënit figurë publike, mundohesh tia shpjegosh se shpesh gjërat që thuhen, thuhen për disa arsye të caktuara.
Bruna: Cili është personi më kritik ndaj teje në politikë?
Blerina: Kritiku më i madh është bashkëshorti. Kritiku dhe mbështetësi im më i fortë. Përballja me të është përballja më e vështirë sepse është e vërtetë që njërëzit e afërt i thonë gjërat pa rezerva. Ti thonë me dashamirësinë për të përmirësuar vetveten dhe për të përmirësuar punën që bën. Nga natyra e tij është që në cfardo lloj angazhimi timin do të më bëjë përballjen me argumentat kundra për të arritur që të kuptoj më mirë unë se cfarë ndodhnë realitet dhe të përmirësoj punën.
Bruna: Pasi vesh kostumin e politikanes nuk ke shumë hapësira për të treguar për pasionet e tua, ato cka të bëjnë të lumtur prandaj kjo përgjigje ngjall edhe kuriozitetin më të madh.
Blerina: Pasionet janë të shumta por një nga të cilat më bën të realizoj atë pjesën e dëshirës së munguar është kërcimi. Fillimisht kërcimet klasike për të cilat kam marrë leksione baleti vite më parë por edhe për zhanret e tjera të kërcimit.
Bruna: Pra, në evente të gëzuara prej performancës që bën gjithë vëmendja është tek ti.
Blerina: Jam ndër të parat që sapo dëgjoj muzikë hidhem në kërcim. Mjafton të them së mund të jem ndër të rrallat nuse që filloi dhe mbaroi dasma ishte vetë në valle.
Bruna: Duke qenë se të pëlqen kërcimi hamendësoj që të pëlqen të përfshihesh në aktivitet fizik.
Blerina: Jo gjithmonë ndodh! Une e kam patur pjesë timen që e vogël jam marrë me sporte, sporte në ekipe si volejboll, basketboll. Kam qenë pjesë e skuadrës së gjimnazit edhe pse po të shohësh fizikun tim nuk duket megjithatë kemi qenë ekip fitues. Edhe tani mundohem që kur është kohë e mirë të dal nga liqeni në mëngjes, 3- 4 herë në javë. Kur koha nuk është e mirë shkoj në palestër edhe pse nuk jam shumë e prirur për ambjentet e mbyllura por jam më shumë për sporte që zhvillohen në natyrë.
Bruna: A ka sporte që i praktikon në periudha të caktuara të vitit?
Blerina: Një sport të ri të cilin kam filluar ta praktikoj për shkak të një dëshire të tim biri kur ishim me pushime. Ai ishte 9 vjec teksa shihte që nga Llogoraja shumë njerëz hidheshin me paragliding dhe i lindi dëshira të ishte njëri prej tyre. Vendosëm që të shkonim të dy. Unë në përgjithësi jam e sporteve ekstreme cfardo qofshin ato jam e para që dua ti provoj. Mesa duket këtë gjë djali e ka marrë prej meje.
Bruna: Duke qenë se Joeli është ende i vogël do të thotë se sporte të tjera ekstreme të presin për të eksploruar bashkë me të.
Blerina: E bukura është që gjithmonë më kërkon mua ta shoqëroj në sported ekstreme, nuk ia kërkon babait të tij. Madje kritikat e fundit i kasha përse nuk kemi provuar hedhjen nga Dajti pasi është krijuar edhe një pistë në Dajt. Do të shkojmë edhe atje, është premtimi i rradhës për tu mbajtur.
Bruna: Si është një ditë e zakonshme e jotja?
Dita e zakonshme është rrëmujë mëngjesi, Joeli duhet të cohet të bëhet gati për në shkollë. Tashmë është rritur pak kështu që disa rutina i realizon vetë pa patur nevojën tonë. Më pas unë që përgatitem për të shkuar në punë. Fillon mëngjesi dhe përfundon deri në darkë me takime pafunësisht.
Bruna: Natyrshëm, nëse të pyes për ditën tënde do të më tregosh gjithë përkushtimin dhe angazhimin në punë dhe orët e gjata që të merr.Por unë dua të mësoj për mëngjesin përpara se të dalësh për në punë dhe mbrëmjen kur kthehesh në shtëpi.
Blerina: Mengjeseve që t’iu dedikohesh ashtu sic duhet është kryesisht fundjava. Gjatë javës mëngjesi është dicka e shpejtë, me nxitim, një gotë qumësht për Joelin, bashkëshorti dhe unë kemi orare të ndryshme në punë por ai angazhohet më shumë për të plotësuar këtë boshllëkun që lë unë kur dal më herët. Shpesh herë arrimë që të hamë drekë në shtëpi. Kemi gjetur një kuzhinier fantastic në shtëpi, ai është bashkëshorti im. Kemi patur një garë dikur që e fitoja gjithmonë unë se gatuaja shumë më mirë dhe kërkohej nga unë që të gatuaja, më pas ndryshuan rolet sepse ai përmirësoi performancën e tij.
Bruna: Sa kohë më parë ndryshuan rolet?
Blerina: Kur fillova të angazhohesha më shumë në politikë. Tashmë ai është një kuzhinier aq i mirë saqë në shpesh e mbështesim dhe i themi: Përse nuk hap një restorant? Realisht gatuan në mënyrë fantastike jo vetëm për djalin në mënyrë të posacme. Joeli tani thotë të më gatuajë babi! Por edhe kur mblidhemi me familjarë të tjerë apo miq bashkëshorti më thotë, Blerina gatuaj unë, ti merru me shtrimin e tryezës ose sallatat. Na pëlqen shumë të treve kuzhina italiane me ushqime më delicate, më të thjeshta se ato që gatuajnë nënat tona dhe që na ndihmojnë të rrijmë pak më në formë.
Bruna: A i bën vetë blerjet e për pasojë je ti që ke përcaktuar stilin tënd të veshjes apo merr këshillim nga profesionist?
Blerina: Kryesisht vetë. Kam synuar tek gjërat pak më të thjeshta, serioze, formale. Unë jam më shumë tek stili klasik, më pak moderne, rrallëherë sportive vetëm të shtunë të diel.
Bruna: A të pëlqen të bësh blerje?
Blerina: Ashtu si cdo grua,ka dëshirë që të bëjë blerje. Një pjesë të mirë të veshjeve të mia edhe i qep sepse për moshën që kam të gjesh veshjen që të përshtatet duke dashur të jesh zyrtare, formale dhe të mos dukesh shumë e madhe në moshë bëhet pak e vështirë. Kam një zonjë rrobaqepëse e cila është duarartë e cila mundohet maksimalisht që të më përshtasë atë që është stili im me modele që të jenë të përshtatshme për angazhimin që unë kam. Por gjithmonë këto kritikat e vogla si nga ana e saj ashtu edhe nga shoqet, mikeshta të cilat më thonë dil nga kjo pjesa e gjërave kaq zyrtare sepse duhet të përshtatesh edhe me moshën që ke.
Bruna: Por për të stiluar flokët dhe për grimin kujdesesh vetë?
Blerina: Shpesh herë vetë, shpesh herë në parukeri. Kam një zonjë tek e cila shkoj dhe kreh flokët si gjithkush tjetër në Tiranë.
Bruna: Grimin sot e ke bërë vetë?
Blerina: Jo, sot nuk e kam bërë vetë. Unë kryesisht make upin e kam 5 minuta në makinë. Nuk është një angazhim maksimal nga ana ime.
Bruna: Duke qenë një pedagoge e ekonomisë, si e ke marrdhënien me paranë? A e menaxhon ti buxhetin e familjes?
Blerina: Nuk e kam marrdhenien shumë të mirë , nuk arrij dot ta menaxhoj buxhetin e familjes, e menaxhon im shoq. Mundohem të jem e kujdesshme por si cdokush tjetër ka disa periudha që është më i kujdesshëm e disa përiudha të tjera që është më pak i kujdesshëm.
Bruna: Cilat janë ato gjëra për të cilat thua këtu nuk kursej, e për të tjera thua ky është shpenzim i kotë?
Blerina: Nuk ka dicka për të cilën them për këtë nuk kursej. Megjithatë e kam të vështirë ti them Joelit, jo. Për lodra, për lojra elektronike, besoj se kjo vjen pasi i mungoj shumë dhe mundohem që të kompesoj mungesën fizike me premtime për të realizuar dicka që atij i duhet. Mundohem të jem e kujdesshme e të flas me të për ti treguar se jot ë gjithë kanë mundësitë e tij. Për ti treguar që kishte tek të tepruara dhe lodrat që kërkonte ishinshumë të shtrenjta i shpjegova që për të të blerë këtë lodër, mamit i duhet të punojë kaq orë në mënyrë që të kuptojë se kushton shumë para dhe nuk mund ta blejmë sepse nuk kemi mundësi të blejmë cdo gjë. Unë mendoj se fëmijët nuk duhen mësuar me vlerën monetare, shumë më tepër nuk duhet tu mungojë dashuria.
Bruna: Duke qenë se e folura jote është shumë letrare, nuk arrij të kuptoj se nga është origjina jote…
Blerina: Të dy prindërit e mi janë nga Mokra, një krahinë e Pogradecit, kanë ardhur në Tiranë si kundër shumë tjerë shumë vite më parë. Unë jam Pogradecare por tendencën nuk e kam si Pogradecare në të folur.Pogradeci është një qytet që unë shkoj me shumë kënaqësi por mbi të gjitha tërhiqem nga magjia e atij që ne e quajmë “gjoli”, dhe jo liqeni.
Bruna: A i je përgjigjur ndonjëherë pyetësorit të Prustit?
Blerina: Jo, asnjëherë!
Bruna: Cila është për ty lumturia e përkryer?
Nuk besoj se ekziston lumturia e përkryer.
Bruna: Cila është frika jote më e madhe?
Të të mungojnë njerëzit më të dashur.
Bruna: Cili është personi i gjallë që admiron më shumë?
Familja, për cfarë dhurojnë cdo ditë, nga gjesti më i vogël tek vendimet më të mëdha i ke përkrah.
Bruna: Cili është personi historik me të cilin do të doje të identifikoheshe?
Është pyetje shumë e madhe kjo, i bie që më pas të bësh krhasime të cilat nuk e di nëse do ti meritoja. Për natyrën dhe vendosmërinë që kam do të doja të mbahesha mend.
Bruna: Cilin tipar nuk pëlqen tek vetja?
Impulsiviteti. Në momentet e para më vjen të them përgjigjen apo të bëj reagimin tim pa arritur të mendoj shumë më gjatë dhe më pas të vlerësoj që ai reagimi im cfarë do të shkaktojë.
Bruna: Cilin tipar nuk pëlqen tek të tjerët?
Egoizmi.
Bruna: Në cilat gjëra e tepron?
Këmbëngulja e madhe për të arritur cdo gjë në një kohë të shkurtër. Besoj se kjo është e tepruar pasi shpesh herë nuk merr para sysh situatën në të cilën ndodhesh e nganjë herë edhe pamundësinë e të tjerëve për të bërë atë cfarë ti prêt.
Bruna: Në cilat rrethana do të gënjeje?
Vetëm për të mos bërë dëm apo për të mos mërzitur dikë që e kam njeriun tim të dashur.
Cili është rrugëtimi yt i preferuar?
Afër bregdetit.
Të pëlqejnë udhëtimet?
Më pëlqejnë shumë, vecanërisht me makinë ku ti ke mundësinë jo vetëm të shijosh por edhe ti kushtohesh bashkëudhëtrëve të tu. Por më pëlqejnë edhe udhëtimet vetëm. Kur jam e mërzitur sadopak, mërzitë dua ti kaloj vetëm, mbyllem në hapësirën time, në makimë, pak muzikë e mirë një udhëtim për tu ctensionuar, për të kaluar mërzinë, për të reflektuar dhe për tu rikthyer në shtëpi pa atë tensionin e mëparshëm.
Cilën frazë apo shprehje përdor më shpesh gjatë ditës?
Tani! E përserish shpesh, tani!
A ka dicka për të cilën të ka ardhur keq që e ke bërë, je penduar?
Kur thua një fjalë të tepërt duke mos menduar se cfarë i shkakton të tjerëve më vjen shumë keq. Qoftë kjo edhe për faktin se duke qenë më shumë impulsive mund të them dicka që për mua harrohet por për përsonin që ke përballë mund të ndikojë negativisht. Pendohem dhe shumë madje!
Cfarë apo kush është dashuria më e madhe e jetës tënde?
Unë besoj se për një nënë është fëmija, është një dashuri e cila nuk karahasohet me asgjë tjetër.
Cila është gjëndja emocionale momentale?
Shumë e qetë!
Nëse do të kishe mundësinë të ndryshoje vetëm një element tek vetja cili do të ishte?
Mënyra e të organizuarit. Mendoj se me pjesën e të organizuarit mund të përmirësoja më shumë edhe vetveten.
Cfarë konsideroni si arritjen tuaj më të madhe?
Familjen.
Cila është gjëja më e shtrenjë që posedon?
Pjesa e të qenurit plot.
Cfarë kosideron si mjerimin më të madh për një person?
Mjerimin shpirtëror dhe mendor, është shumë herë më i madh se cfarëdo mjerimi tjetër.
Ku do të dëshiroje të jetoje?
Në Tiranë. Nëse ndonjëherë mendoj se mund të ndryshoj vendin do ti rikthehesha edhe një herë vendit ku kam jetuar, Salerno, Itali.
Cila është cilësia më e vecantë që ke?
Optimizmi për jetën. Në cdo lloj situate unë gjej një arsye për të qenë optimiste dhe për të qenë e kënaqur.
Cfarë vlerëson tek një mashkull?
Të qenurit një partner, bashkëpunues, një njeri që të mbështet , një njeri që të kupton pavarësisht vështirësive.
Po tek një femër?
Të njëjtat vlera.
Cilët janë heronjtë e tu në jetën e vërtetë?
Janë ata njerëz që emër nuk kanë por që ndryshimet i bëjnë të mëdha.
Cili është talenti që do dëshiroje të kishe?
Do kisha shumë dëshirë të kisha zë të bukur, të këndoja.
Cila është motoja jote në jetë?
Pozitiviteti duhet të mbizotërojë.