• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse ka nisur epoka pa kthim mbrapsht kur ‘fajin e ka Edi Rama’

14:36 : 27/02/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Vjen një moment kur asnjë strategji nuk mund ta ndalë perceptimin se kryeministri është fajtor për gjithçka negative në vend. Ja arsyet pse

Nga Enton Palushi

Tetorin e vitit të shkuar, një qytetare u ankua tek emisioni investigativ ‘Stop’ pasi kishte të atin të sëmurë nga zemra, por kardiologu po i sorollaste duke i rrezikuar jetën. Në bisedën e përgjuar mes saj dhe mjekut, ajo e pyet se përse nuk po e merrnin në dorë babanë e saj.

Mirë, më fal, pse më drejtohesh në atë mënyrë? Çfarë faji të kam unë? Mund të ma shpjegosh pastaj, që të të shpjegoj pak se ti më thua… Shko thuaja Edi Ramës, që tall bythën me njerëzit nga mëngjesi deri në darkë… Ne nga 4 operacione që duhet të bëjmë, bëjmë 2 operacione për mungesë materialesh dhe kemi bërë vetëm pacientë, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe nuk dalin nga spitali. Unë nuk mund të përgjigjem për hajdutërinë dhe për pisllëkun e tjetrit, që ne punojmë me materiale të skaduara, skadente komplet dhe punojmë në një ambient jashtë çdo lloj standardi. Këtë gjë nuk ta zgjidh dot!, -i tha mjeku.

Lajmi bëri bujë, por jo vetëm për shkak të deklaratave të mjekut për gjendjen e shëndetësisë, që mbetet sërish plagë e madhe në vend. Kur nisi eksodi shqiptar drejt Gjermanisë para 4 vitesh, një kardinal gjerman tha se duhej të pranonte se sikur të mos kishin asnjë arsye tjetër, shqiptarët kanë të drejtë të braktisin vendin për shkak të gjendjes ku është shëndetësia.

Lexo edhe:

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

Lajmi ishte interesant për shkak të konstatimit të mjekut për kryeministrin, që vetëm sa konfirmon se Shqipëria ka hyrë në rrugën pa kthim kur për çdo gjë, ‘fajin e ka Edi Rama’.

***

Pasi e përdori me efektivitet strategjinë ‘fajin e ka Saliu’, tashmë kryeministri nuk po e kupton se gjithçka i është kthyer mbrapsht. Dhe nuk ka asnjë fushatë apo strategji komunikimi që e zhbën fazën ku kemi hyrë. Tashmë jo vetëm për ekonominë, varfërinë, krimin dhe korrupsionin, por edhe kur një avion mbushet më tym në ajër, kur një polic tregon organet gjenitale apo kur përdhunohet një vogëlushe, njerëzit shohin përpara tyre fytyrën e Edi Ramës. Madje tashmë është më e lehtë që ta bësh këtë ‘zëvendësim’ fytyrash. Mjafton një gjenerues memesh…

***

Ka të paktën tri shkaqe se përse pikërisht Shqipëria ka hyrë vrullshëm në këtë fazë kur kryeministri është bërë imazhi i çdo gjëje të keqe në vend. Dy të parat janë thjesht dështime ose efekt bumerang në atë fushë ku deri më tani na është thënë se Edi Rama është shumë i zoti.

Së pari, zor të ketë një politikan dhe forcë politike që e ka përdorur kaq shumë strategjinë e ‘vitit zero’. Përpara se Shqipëria të niste Rilindjen, ajo i bie që ishte e vdekur. Para se Edi Rama të vinte në pushtet, gjithçka ishte bërë mbrapsht, madje Shqipëria as nuk ishte e vdekur, por ishte e kthyer mbrapa në kohë. Konstatimet e para të kryeministrit të ri sapo mori pushtetin në vitin 2013 ishin se gjendja e financave në vend ishte katastrofike. Ai foli për skenar grek, për borxhe të fshehura e të hapura e për keqmenaxhime kolosale. Gjashtë vite më pas, shqiptarët nuk panë gjë të dokumentuar nga këto shkelje të qeverisjes së PD, madje ‘arkitekti’ i tyre, ish-ministri i Financave u propozua nga vetë Edi Rama për të marrë një post të rëndësishëm në botën e financave shqiptare.

Por strategjia e ‘vitit zero’ është shumë e rrënjosur tek e gjithë forca politike. Mjafton të shihni kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që nuk lë moment pa e përdorur. Mirëpo, pasi u ka thënë shqiptarëve se paraardhësi i tij ka fjetur gjumë kur drejtonte bashkinë, i bie që ai e ka gjetur Tiranën në ‘vitin zero’ pikërisht aty ku e ka lënë shefi i tij. A është një inerci e Veliajt kjo apo diçka e mirëmenduar për të punuar me subkoshiencën e njerëzve kundër Ramës, kjo nuk dihet.

Ajo që dihet me saktësi është se strategjia e vitit zero ka një efekt bumerang shkatërrimtar. E thjeshtë: sepse të kalosh nga zeroja duhet të shkosh te njëshi. Dhe ndryshimi mes zeros dhe njëshit është i madh. Sepse zero nuk është asgjë dhe njëshi është diçka që shihet…

***

Në dhjetor të vitit 1976, Patrick Caddell, personi që merrej me sondazhet dhe strategjinë elektorale të presidentit amerikan, Jimmy Carter, shpiku për herë të parë termin ‘fushatë permanente’.

Që të qeverisësh me miratimin e publikut kërkon një fushatë të vazhdueshme politike, -tha ai. Askush tjetër në Shqipëri nuk e ka vënë në jetë më shumë këtë shprehje sesa kryeministri Edi Rama. Për shqiptarët është thuajse e pamundur që të ndajnë momentin kur vendi po qeveriset dhe kur po bëhet fushatë. Për ta, çdo ditë është si një ditë zgjedhjesh. Mirëpo problemi me fushatën permanente është i thjeshtë. A nuk na kanë mësuar që të vegjël se gjithçka me tepri nuk është e mirë? Kështu ndodh edhe me fushatën permanente. Studiuesi Hugh Heclo thotë se kjo e dobëson vendimmarrjen pasi ekziston një dallim i qartë mes fushatës dhe qeverisjes- dhe kjo po bëhet e lodhshme për publikun.

“Fushata permanente favorizon gjërat afatshkurtra dhe përqendrohet te kapja e titujve në media dhe negativiteti”, thotë studiuesja Michelle Grattan. Të gjithë nxitojnë për të ‘ushqyer bishën mediatike 24-orëshe’ nga frika se nëse lënë një hapësirë bosh, do e zërë kundërshtari.

Dhe si çdo gjë e tepërt, fushata permanente favorizon politikën e negativitetit. Mirëpo kjo nuk i duhet një qeverie. Ajo duhet të vijë në një moment kur të ofrojë pozitivitet. Dhe Edi Rama veçse pozitivitet nuk ofron. A e keni parë sa i zoti është në negativitet duke harruar shpesh se është në pushtet dhe ka përgjegjësi?

***

Kjo na çon tek arsyeja e tretë. Një qeveri duhet të ofrojë pozitivitet, duhet të tregojë se ka bërë diçka dhe duhet të japë shpresë. Mirëpo kjo nuk funksionon me Edi Ramën. Ai e bëri të gjithë fushatën e vitit 2017 si një njeri që nuk kishte qenë katër vite në pushtet. Fushata e tij ishte e ngarkuar me negativitet dhe sulme ndaj opozitës dhe aleatëve për ‘tepsinë’, ‘kazanin’, ‘legenin’. Por siç thonë anglezët ‘what goes around comes around’. Falë strategjisë ‘fajin e ka Saliu’, Rama ia doli që të bënte shqiptarët ta urrenin atë edhe për gjëra pozitive, siç fjala bie për ndërtimin e rrugëve. Tani imagjinoni sa e lehtë është për të funksionuar ‘fajin e ka Rama’ te një kryeministër i zhytur në negativitet. Kjo duket se ka qenë arsyeja se përse në vitin 2017 u aktivizua një makineri gjigante dhe e frikshme krimi për të manipuluar rezultatin zgjedhor. Të paktën në masën 20 për qind, siç thotë një sondazh i financuar nga KE.

***

Ka disa të huaj që thonë se ai 20-përqindëshi nuk është diçka që prish punë. Njësoj sikur tani të dalë një urdhër që nuk arrestohet asnjë hajdut nëse ka vjedhur 20 për qind të mallit. Mirëpo të huajt nuk e dinë se ai 20-përqindëshi është kthyer në makthin e jetës së shqiptarëve. Ai është i pranishëm te korrupsioni, krimi, ryshfeti dhe vjedhja e zgjedhjeve. Nga 20 për qind e kanë gjobën e pushtetit secila. Derisa të huajt ta kuptojnë se 20-përqindëshi është problemi i madh, keq është puna. /Mapo/

Etiketa: opozitaprotestastrategjia

Lajme të lidhura

BOTA

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

20:01 : 08/09/2025
BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
RAJONI

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

18:47 : 24/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
Para

Bëri gjoksin operacion, kur i del anastezia gjen doktorin sipër...

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com