• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Paralajmërimet e policisë së Ramës dhe qëndrimi i Ambasadës së SHBA….

15:48 : 14/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Opozita ka thirrur një protestë më 16 shkurt kundër qeverisë Rama, ndërsa ka hedhur idenë e një qeverie tranzitore, si të vetmen rrugë për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Paralelisht me takimet e drejtuesve të opozitës në rrethe të ndryshme të vendit në funksion të organizimit të protestës, Policia e Shtetit doli me një reagim të pazakontë deri më sot lidhur me protestën.

Nën drejtimin e një ish-gjenerali ushtrie, Policia e Shtetit me një deklaratë zyrtare “ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë”.

Lexo edhe:

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

Kjo ishte hera e parë në të paktën 20 vitet e fundit që Policia e Shtetit, përpara një proteste, bën një paralajmërim të tillë.

Zakonisht qytetarët shqiptarë ishin mësuar me deklaratat e bëra nga Ambasadat, që sa herë në Shqipëri, ndodhnin protesta i kërkonin shtetasve të tyre të shmangnin grumbullimet, pasi situate mund të precipitonte në dhunë.

Sot një paralajmërim të tillë e ka dhënë vetëm policia, ndërsa për herë të parë edhe Ambasada e SHBA ka hequr apelin drejtuar shtetasve amerikanë për të shmangur vendin apo rrugët ku do të protestohet.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.

Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA.

Kaq mjafton për të kuptuar rolin e ri që ka marrë policia e Ramës nën drejtimin e ish-gjeneral Lleshit dhe çfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga politika dhe qytetarët shqiptarë. /Boldnews.al/

 

Etiketa: Ambasada e SHBApoliciaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

17:10 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
Para

VIDEO-SKANDALI/ Flet vëllai i policit: Pamjet i ka publikuar....

TË GJITHA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025

SPAK zbulon pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare

11:51 : 24/10/2025

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

11:44 : 24/10/2025

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

11:42 : 24/10/2025

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

11:35 : 24/10/2025

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com