Kryebashkiaku i Kamzës Mziu: Flet për situatën e ekipit…

Problemi financiare te Kamza, ka qenë një nga temat më të nxehta kohët e fundit në futbollin shqiptar. Situata shkoi deri në atë pikë sa futbollistët e klubit kamzali nuk pranuan të zbrisnin në fushë në sfidën ndaj Partizanit.

I ftuar në emisionin “Fair Play”, presidenti Xhelal Mziu ka folur për momentin e vështirë që skuadra po kalon, teksa ka sqaruar edhe pozicionin e Bashkisë. Mziu kërkon që presidenti Qarri të likuidojë lojtarët për gjysmën e parë të sezonit, ose në rast të kundërt të shesë aksionet.

“Është e vërtetë që Kamza ndodhet në një situatë kritike në këtë kampionat. Në fakt nuk duhet të ishte ky pozicioni. Veç konkurencës, ka një prapavijë financiare që nuk i ka dhënë frytet e saj. Këtë vit presidenti nuk e ka gjetur zgjidhjen e problemit të financimit të lojtarëve. Kjo është një nga arsyet pse Kamza rreshtohet në fund. Presidenti i ekipit nuk duhet të ndihet në vështirësi ekonomike, pasi jemi në gjysmën e sezonit dhe ai duhet ta kishte paguar ekipin, ka 51% të aksioneve.

Nuk është aspak e moralshme që në sytë e publikut  90% e futbollistëve nuk u paraqitën në ndeshjen e Partizanit. Si mund të kesh 51% të aksioneve dhe të bësh blerje pa hedhur asnjë qindarkë. Vitin e kaluar ne financuam 100% të shpenzimeve, 0 lek ka paguar Qarri. Këtë vit i kam thënë sa të kontribuosh ti do kontribuojë dhe bashkia. Edhe pse kam 49% të aksioneve s’kam pasur informacion mbi kontratat dhe blerjet e skuadrës.

Nëse Qarri ka falimentuar, siç ka falimentuar pasi ka katër ose pesë vite që nuk hedh asnjë lek, le t’i shesë aksionet. Kanë falimentuar kompani më të fuqishme, nuk është hataja nëse ka falimentuar Qarri. Është e pamundur që të kesh emrin dhe 0 financim”.

Ky është një konflikt i hershëm që ka bashkia me Qarrin, por në vitet e kaluar i kemi mbajtur të fshehur. Këtë vit nuk kemi bërë asnjë mbledhje, ku të diskutojmë për shpenzimet. Me mua nuk janë konsultuar prej vitesh për as edhe një kontratë. Normalisht pyetet, kjo nuk funksionon nëse bashkua paguan 100%. Unë i kam thënë shumë futbollistëv, që ata po bëjnë kontrata të njëanshme”, u shpreh Mziu./Boldnews.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here