Investigimi – “Çliroje veten. S’ke arsye të kesh turp. Po të…”/ Sa lehtë mund të bien fëmijët në rrjetën e pedofilëve

Pedofilia tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Emisioni “BOOM” ka investiguar në rrjete sociale, ku rezulton se personat në moshë madhore krijojnë kurthe për të takuar të miturit dhe për të kërkuar marrëdhënie me ta.

Emisioni  investigativ “BOOM” në Rtv Ora News ra në gjurmët e një aplikacioni që ka një përdorim të gjerë nga meshkujt, i quajtur “Grinder” ose “Grajnder”.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga kushdo që ka një smartphone . Pas instalimit në aparatin celular përdoruesit i kërkohen disa të dhëna të përgjithshme dhe mund të regjistrohet fare lehtë nëpërmjet një adrese emaili që mund të jetë edhe false.

Përdoruesi mund të vendos një foto profili, moshën, preferencat apo ndonjë karakeristikë që e përshkruan atë.

Menjëherë pas këtij hapi aplikacioni hyn në funksion dhe përdoruesi mund të shohë se cilët janë profilet me distancë më të afërt me të dhe ata që ndodhen me larg.

“BOOM” pas nje investigimi arriti në përfundimin se ky chat përdoret masivisht edhe nga pedofilët.

Emisioni zbuloi se shifrat e përdoruesve janë të larta ndaj dhe zgjodhi këtë aplikacion për të gjurmuar pedofilët, pasi nga vëzhgimet e ‘BOOM”ata e kanë më të lehtë këtu të joshin të miturit.

“BOOM” hapi fillimisht një profil, ku në të dhënat e dukshme shënoi ndër të tjera “jam 14 vjeç” , “I’m 14” dhe menjëherë kërkesat për chat ishin të shumta dhe të çuditshme .

Përdoruesit e këtij chati filluan interesimin e tyre duke kërkuar të dhëna të ndryshme mbi preferencat seksuale, ndonjë histori personale , foto intime, e deri duke shfaqur dëshirën për takim, pa marrë parasysh fare moshën e mitur .

Ja disa nga bisedat e zhvilluara

Biseda 1

Pedofili: 14 vjeç? Unë që jam 39?

I mituri: Ty ca moshash të pëlqejnë ?

Pedofili: Të vegjëlit janë joshës por me risk se flasin. S’të pyeta nga je?

I mituri: Tirana po ti ?

Pedofili: Elbasani.

I mituri: I martuar je ?

Pedofili: Po. Unë punoj në një zyrë në bashki.

I mituri: Ti ke pas bërë me ndonjë të vogël ?

Pedofili: Po. Me një 17 vjeçar. Ai ka qenë më i vogli.

I mituri: Dua të di një gjë. Ca kemi të mirë ne që jemi të vegjël ?

Pedofili: Po ja, pse të gjithë duan mish keci apo qengji?

Biseda 2

Pedofili: 14 vjeç ti ?

I mituri: Pse habitesh mo lal?

Pedofili: Super. Ke foto xxx ?

I mituri: Sa vjeç je ti mo lal se ku të njoh unë ty.

Pedofili: 29.Shkodër.

Biseda 3

Pedofili: Je për takim ?

I mituri: Sa vjeç je ti ?

Pedofili: 28, ti?

I mituri: 14.

Pedofili: Në shtëpi je? Ke foto xxx ?

I mituri: Kam por më vjen pak turp.

Pedofili: Çliroje veten. S’ke arsye të kesh turp. Po të pres. Gjithmonë ka një herë të parë zemër.

Biseda 4

Pedofili: 14 vjeç?

I mituri: Të duket çudi ?

Pedofili: Jam kurioz .Ndonjë foto trupi ke?

 

Biseda 5

Pedofili: Çne kaq i vogël këtu? Unë jam shumë, 39. Ke foto trupi?

 

Biseda 6

I mituri: Të pëlqen mosha ime?

Pedofili: Pse jo? Nëse je i bëshëm pse jo?Po del dot psh nëse vij me makinë autostradës?

Biseda 7

Pedofili: Sa vjeç je ?

I mituri: 14.

Pedofili: Ke foto ?

I mituri: Nudo jo. Sa vjeç je ti ?

Pedofili: 35.

Psikologu, Gëzim Tushi, thotë se te fëmijët ose të adoleshentët këto tentative online dhe këto ngacmime elektronike nëpërmjet rrjeteve sociale lënë gjurmë.

Gëzim Tushi: Sidomos kur është fjala për ngacmime të tipit seksual ka impakte emocionale që shoqërohen me ndryshime të sjelljes, me ndryshime të qëndrimit, të konfortimit me prindërit, me shokët etj. Pra ka sinjale që prindi mund t’i kuptojë që ka diçka që ka ndodhur te fëmija dhe të mërremi me fëmijën.

Pra, për të siguruar një lloj qëndrueshmërie të brendshme, një lloj garancie që mund të vijë brenda tij për tu mbrojtur nga këto lloj ngacmime. Së dyti është eleminimi i faktorëve të jashtëm që ndikojnë në prishjen e stabilitetit emocional apo edhe fizik të adoleshentit, i cili për shkak të moshës, natyrisht ka përjetime intensive, për shkak te pjekurisë seksuale të cilat duhen vlerësuar. Kjo kërkon një lloj vigjilence.

Nëse kemi kaq shumë probleme që po ndikojnë rrjetet sociale te fëmijët tanë lidhet pikërisht me nivelet e ulëta të aftësisë për të prindëruar. Janë disa tregues siç është psh prishja e gjumit, rënia në mësime, mungesa për të shkuar në shkollë, vetmia, mbyllja në vetëvete, largimi nga socialiteti, humbja e oreksit.

Duke qenë në distancë, duke e parë marrëdhënien gati patologjike të adoleshentit me kompjuterin apo smartphone e tij që është vazhdimisht i lidhur në chat dhe komunikon, ky është një sinjal dhe prindi nuk mund të mos shqetësohet apo të mos interesohet se çfarë është ky komunikim kaq intensiv, për çfarë dhe me kë? Unë besoj tek problemet që kanë të bëjnë me edukimin. /Ora News/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here