• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Mediu në SHBA: Ja arsyet pse Shqipëria nuk përparon drejt BE…

16:30 : 09/02/2019
në POLITIKE

 

Blerja e votës, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, ikja masive e të rinjve, dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ku në shumicën e rasteve kanë pasur edhe bekimin e strukturave shtetërore, janë arsyet se pse vendi ynë nuk po përparon në aspiratën për anëtarësimin në BE.

Kështu u shpreh kreu republikan, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën “Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në BE”, organizuar nga Transatlantic Leadership Network.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Dan Hamilton, Gjeneral Michael Barbero, Ivan Brajoviç, kryetari parlamentit Malit Zi, Zv.kryetari i Parlamentit Serb, Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë.

Mediu theksoi se faktorët e brendshëm pengesë për anëtarësimin në BE janë edhe zbatimi i sundimit të ligjit, zbatimi i Kushtetutës, lufta kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, lufta kundër trafikut të drogës, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, reformë e thellë elektorale.

Lexo edhe:

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

“Raporti i OSBE/ODHIR-it ka ngritur problemin e blerjes masive të votave, e cila provohet nga dosje në Prokurori që provojnë se krimi i organizuar me lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë dhe përfaqësues të saj në qytetet kryesore kanë blerë vota dhe manipuliar zgjedhjet, duke e bërë qeverinë të paligjshme.

Ndryshimet kushtetuese për reformën e domosdoshme në drejtësi u shoqëruan me veprime të njëanshme, jo kushtetuese të qeverisë për të kontrolluar politikisht gjyqësorin. Kjo ka krijuar një situatë të paprecedentë, ku për më shumë se një vit Shqipëria nuk ka Gjykatë  Kushtetuese, duke i lënë dorë të lirë qeverisë në miratimin e ligjeve antikushtetuese për interesa korruptive. Gjykata e Lartë nuk funksionon, pasi ajo ka më shumë se 50000 raste që janë duke pritur për vendim, dhe kjo përbën cenim të hapur të të drejtave të qytetarëve.  India me 1,3 miliardë popullsisë ka më pak raste se kaq.

Vendet e rajonit janë duke lëvizur në drejtim qeverisjes jo institucionale, por të “Individëve të fuqishëm”, duke i ngjasuar regjimeve autoritare”, theksoi ai.

Në vijim ai shtoi se Ballkani ka akoma konflikte të fjetura dhe interesa që janë ende shumë të ndjeshme. Marrëveshja e Maqedonisë dhe Greqisë ,si dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, i shërben stabilitetit në Ballkan.

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të garantojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Statusi i Kosovës është tashmë i njohur ndërkombëtarisht sipas propozimit, të Ahtisarit dhe nga Gjykata Ndërkombëtare.

Idetë e sponsorizuara nga Rusia për shtete etnike në Ballkan do te sillnin pasoja në të ardhmen e Ballkanit dhe padyshim një kontroll dhe influencë të drejtpërdrejtë të Rusisë.

Anëtarësimi në BE është parë si proces politik për të kënaqur Brukselin dhe jo si një proces që duhet të ndikojë në nivelin e jetesës se qytetarëve, lirive te tyre dhe demokracive funksionale kushtetuese.

Integrimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për Rajonin. Ekonomitë e Rajonit dhe varfëria ka vendosur një distancë të dukshme në raport me BE-në.

Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe duhet të shoqërohet me reforma të thella ekonomike-financiare”, tha kreu republikan.

Etiketa: integrimmediuSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
AKTUALITET

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

12:47 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

12:31 : 14/11/2025
BOTA

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona

12:19 : 14/11/2025
Para

Tragjedi në Belgjikë/ Dy të vdekur, dyshohen shqiptarë (FOTO)

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com