• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshatrat mbyten nga plehrat, Bashkia e Durrësit harron…

08:31 : 07/02/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Menaxhimi i mbetjeve ka qenë një sfidë për Bashkinë Durrës, por duket se përqendrimi për realizimin e saj është tkurrur vetëm brenda qytetit, duke harruar njësitë e tjera administrative. Nga vëzhgimi i Portës Vendore, në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë e kontejnerëve janë të ndryshkur, pa rrota, të çarë në pjesë të ndryshme, duke kulluar lëngjet e mbetjeve në rrugë. Ndërsa investimet për kontejnerët e rinj, në këto 4 vite, rezultojnë të jetë përqendruar në qytet.

Me ligjin e vitit 2014 për ndarjen e re administrativo-territoriale, Bashkia Durrës përbëhet nga 6 njësi administrative; Durrës, Sukth, Ishëm, Katund i Ri, Rrashbull dhe Manëz. Sot bashkia ka nën administrimin e saj tri qytete, Durrës, Sukth, Manëz si edhe 39 fshatra, me rreth 300 mijë banorë.

Njësitë administrative, kryesisht kanë trashëguar kontejnerë tejet të amortizuar të ish-komunave. Por ato janë “ilegalë”, pasi nuk llogariten si të tillë! Ndërkohë, sipas vëzhgimit të Portës Vendore, në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Manëz ka 360 pika të hapura (pa kontejnerë) ku mblidhen mbeturinat.

Investimet për kontejnerët e mbeturinave

Pastrimi i qytetit dhe menaxhimi i mbeturinave në Durrës, bëhet nga dy ndërmarrje publike, nën varësi të bashkisë, Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës (NSHKD) dhe Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Plazh (NSHKP), që në vitin 2016 nisën shërbimin edhe në njësitë administrative.

Lexo edhe:

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

Në Njësinë Administrative Ishëm, bashkia kryen vetëm pastrim territori, pasi largimi i mbeturinave kryhet nga një operator privat, me një kontratë në vazhdimësi, me vlerë rreth 15 milionë lekë të reja.

Në vitin 2010, Bashkia Durrës numëronte rreth 200 mijë banorë, ndërsa sot ka rreth 300 mijë, pra rreth 100 mijë banorë më shumë. Duke krahasuar investimet e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal, numri i kontejnerëve nuk është rritur shumë nga 8 vite më parë, kur Bashkia Durrës kishte territor më të vogël.

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës, në vitin 2010, numëronte 812 kontejnerë mbeturinash, ndërsa sot numërohen 920 kontejnerë, ndër to në vitin 2017 janë blerë nga bashkia Durrës 262 kontejnerë të rinj, pasi të tjerët e kanë humbur funksionin e tyre, për shkak të amortizimit .

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Plazh, në vitin 2010, numëronte 243 kontejnerë mbeturinash, ndërsa sot numërohen 476 kontejnerë, ndër to 175 copë të blerë në 2016-ën dhe 220 të blerë në vitin 2017.

Sipas ndërmarrjeve komunale, llogaritet të ketë 3.6 kontejnerë për 1000 banorë, shifër më e ulët se 8 vite më parë, ku kishte 5 kontejnerë për 1000 banorë, ç’ka nxjerr në pah investimet e ulëta me zgjerimin e territorit të bashkisë Durrës.

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës (NSHKD), në 8 vite ka shtuar 108 kontejnerë mbeturinash, të cilat janë vendosur të gjitha në qytet. Pas reformës administrative, investimi në blerjen e kontejnerëve të rinj nuk ka qenë i shpërndarë në 3 vite, por janë blerë 262 kontejnerë vetëm në vitin 2017, mesatarisht me vlerë 35.400 lekë sipas përgjigjes zyrtare të NSHK Durrës.

Në një vit, sipas NSHK Durrës, 30-40% e kontejnerëve mirëmbahen: duke i larë, zëvendësuar rrotat, lyer me bojë, me një vlerë mesatarisht 4200 lekë për copë. Ndërsa në Ndërmarrjen e Shërbimit Komunal Plazh (NSHKP), investimet për kontejnerë të rinj kanë qenë të përqendruar në vitin 2016 dhe 2017.

Në Njësinë Administrative Rrashbull, që menaxhohet nga NSHK Plazh, kontejnerët e vjetër të qytetit, të ndryshkur, pa rrota, pa kapakë, janë vendosur përbri rrugës Shijak-Durrës. 400 metra më lart, në lagjen përbri urës mbi “Lumin e Durrësit”, dallon një rrëpirë me mbeturina.

“Kanë qenë koshat, i ka vu komuna dhe më pas i mori komuna. Kenashku në komunë, bashki dhe nuk na ka prit kush fare. Edhe tubi i ujit të pijshëm kalon nëpër mbeturina, ça të bëjmë”, tregon për Portën Vendore, Mufit Murja, banor pranë “Kodrës së Rrashbullit”.

Për këtë shqetësim, Porta Vendore pyeti pranë Bashkisë Durrës. Në përgjigjen e saj, NSHK Plazh shkruan se; “…është e pamundur vendosja e kontejnerëve, pasi hapësira është shumë e vogël për vendosjen e tyre, është e pamundur evadimi i mbeturinave pasi hidhen në kanal dhe punëtorët e kësaj ndërmarrje e kanë të vështirë evadimin e tyre”.

Monitorimi në terren

Banorët brenda dhe jashtë qytetit ankohen për pamjaftueshmërinë e kontejnerëve. Grumbullimi i shumë prej tyre në pak pika, 20 minuta larg banesave, bën që banorët si në ish-Kënetë apo Rrashbull, t’i hedhin mbeturinat në kanalet kulluese të ujërave të shiut. Situata përbën risk për sëmundje të ndryshme, pasi edhe kontejnerët e hapur e të papastruar gjenden në zona të banuara.

Në një monitorim të Qendrës Kombëtare për Shërbime Komunitare (OJF), publikuar në korrik 2017, rezulton se: “Nga verifikimi i kontejnerëve të mbetjeve në mbi 10 qytete të vendit, Bashkia e Durrësit ka kontejnerët më të amortizuar të mbetjeve në gjithë Shqipërinë”.

Porta Vendore realizoi një monitorim edhe më të detajuar në terren për kazanët e mbeturinave në Bashkinë e Durrësit, duke verifikuar në zona të ndryshme. Konkretisht, nga monitorimi disa mujor i Portës Vendore, rezulton se përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, pas zbrazjes së kontejnerëve dhe ngarkimit në kamion, nga punëtorët nuk kryhet asnjë proces tjetër.

Më pas, bëhet vetëm një pastrim i thjeshtë nga punonjës të tjerë (fshesarë) përgjatë rutinës së fshirjes së rrugëve dhe trotuareve. Ndryshe nga situata në terren, në përgjigjet që morëm nga dy ndërmarrjet përgjegjëse të Bashkisë Durrës, pretendohet se zona përreth kontejnerëve pastrohet e dezinfektohet sa herë që ata zbrazen.

“Pastrimi i zonës për rreth kazanëve funksionon pas çdo kohe të evadimit, menjëherë VMM-të (Vend Mbledhjet e Mbeturinave) fshihen me fshesë afërsisht 8-12 m2 nga punëtorët e transportit. Pas largimit të mbeturinave, dezinfektohen me gëlqere të pashuar dhe sistemohen kazanët po nga punëtoret e transportit. Ndërsa vendi dhe kazanët dezinfektohen me 5% klor të lëngshëm nga punëtorë të tjerë”, sqarojnë ndërmarrjet e bashkisë për pastrimin.

“Situatë alarmante ne vlerësojmë në zonën e plazhit, nga universiteti [Currila] deri tek Plepat [Plazh]. Ajo që kemi vënë re shpesh herë është se, punonjësit e pastrimit heqin mbeturinat e mëdha nga kontejnerët, por nuk pastrojnë, nuk dezinfektojnë në brendësi, në mënyrë që të shmangen aromat e pakëndshme”, tha për Portën Vendore, Migena Mollanji, koordinatore projekti pranë Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.

Brenda qytetit të Durrësit ka përqendrim të lartë kontejnerësh në pak pika, aq sa shpesh dalin në rrugë, duke u kthyer në burim aksidentesh. Nga vëzhgimi ynë në Plazhin e Rrushkullit, në Njësinë Administrative Sukth, mungojnë kontejnerët e mbeturinave dhe bashkia nuk e forcon shërbimin e pastrimit përgjatë sezonit veror.

Pranë Kalasë së Ishmit, Monument Kulture, mbeturinat hidhen aty pranë, në mungesë të kontejnerëve. Në Njësinë Administrative Ishëm, shërbimin e menaxhimit të mbetjeve e ofron një kompani private.

Në shumicën e njësive administrative, sot gjen kontejnerë me mbishkrime në italisht, të importuar nga ish-komunat. Sot të amortizuara dhe të pakta në numër. Ambientalisti, Lavdosh Ferruni e sheh të nevojshëm nisjen e diferencimit të mbetjeve në burim, me kontejnerë të dedikuar për letrën, plastikën, kanoçet dhe “mbeturinat e tjera”.

Andrea Kreko është një nga banorët e vjetër të Durrësit. Përveç se kërkon shtimin e numrit të kontejnerëve, 63 vjeçari shton se; “…e mira është për koshat, të bëhet riciklim tamam, plastikën veç, qelqurinat veç, kartonat veç”.

Bashkia Durrës, që prej vitit 2010, ka hartuar Planin Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve, ku parashikohet ndarja në burim,për të cilin; “…pritet të miratohet”, përgjigjet zyrtarisht Bashkia Durrës. Por plani që është hartuar për territorin e vjetër të bashkisë, prej 8 vitesh duket se po harrohet, me negocimin për transportin e mbeturinave në Landfillin e Sharrës (Tiranë).

“Gjëja më e thjeshtë për një bashki është vendosja e kontejnerëve, është thjesht neglizhencë, por ka ardhur koha që të shkojmë drejt ndarjes në burim”, tha për Portën Vendore ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Mbledhje e pakët e taksës dhe buxhet i ulët

Shërbimi i menaxhimit të mbeturinave në Bashkinë Durrës, presupozohet të financohet nga mbledhja e taksës së “tarifës së pastrimit dhe largimit të mbetjeve”. Në të ardhurat e bashkisë për vitet 2018-2020, është vendosur tarifa 2300 lekë për familjet në qytet, 500 lekë për familjet në njësitë administrative dhe për biznesin pagesa vijon nga 1000-40000 lekë.

NSHK Durrës dhe ajo Plazh na informon se kjo tarifë e mbledhur nga bizneset dhe popullata në vitin 2017 ka qenë rreth 141 milion lekë të reja. Ndryshe nga sa kishte parashikuar bashkia për këtë vit, 249 milion lekë.

Në auditimin e ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vitin 2015, Bashkia Durrës këshillohej që në bashkëpunim me OSHEE-në të përfshinte në faturën e energjisë elektrike tarifën e pastrimit, por kjo nuk u bë dhe vetëm në vitin 2018 bashkia parashikoi që ky detyrim të përfshihet në faturën e ujit. Megjithatë, buxheti i përcaktuar për menaxhimin e mbetjeve nga Bashkia Durrës në vitin 2018 dhe në vitet në vijim është në rënie./PortaVendore.al/

Etiketa: Durresfshatraplehra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

12:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

Tritoli te hoteli i Dakos ende pa pistë hetimi/ Kamerat nuk punonin, asnjë i dyshuar për ngjarjen

20:00 : 14/09/2025
AKTUALITET

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

21:22 : 13/09/2025
AKTUALITET

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
Para

Ngjarja e Kavajës kambanë alarmi, ekspozoi batakun …

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com