Sa u zgjat një marrëdhënie intime shqiptarëve? Referuar një sondazhi në Anabel, seksi i pjesës më të madhe të shqiptarëve zgjat diku tek çerek ore (34%).
Më shumë se 15 minuta, rreth 30 ose më shumë, zgjat për 25% dhe referuar këtyre shifrave, situata duket e kënaqshme.
Rezultatet e tjera i shihni në këtë tabelë:
Sigurisht që shifrat mbi kohëzgjatjen janë të ndryshme. Sipas një studimi në vitin 2008 në Kanada, thuhet se: seksi i shkurtër zgjat 1-2 minuta, seksi “i përshtatshëm” zgjat 3-7, ai “i dëshirueshmi” shkon deri në 13 minuta, ndërsa seksi i gjatë deri në 30 minuta.
Gjithashtu referuar një tjetër studimi të Dr. Brendan Zietsch në Universitetin e Queensland-it, koha mesatare është 5.4 minuta.