Gjatë një aktiviteti të zhvilluar ditën e sotme, ministria Olta Xhaçka ka njoftuar edhe disa ndryshime në ushtri.
“Mirënjohje kolonel Ilirjan Dautit për punën e deritanishme në krye të njësisë elitë të Forcave të Armatosura dhe suksese nënkolonel Ramadan Karakushit, komandantit të ri të Forcave Speciale, të cilat jam e bindur se do të vijojnë rrugën e profesionalizmit dhe rritjes së mëtejshme të kapaciteteve, duke na nderuar kudo ku ata shërbejnë”, u shpreh ministrja.
Ndërsa gjeneral brigade Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore.
“Përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar, motoja e punës në FA. Certifikimit nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë Lehtë, arritje e shkëlqyer. Kemi shumë sfida të tjera përpara për Forcat e Armatosura”, shtoi Xhaçka.













