Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në vendin e quajtur pranë ‘Kapeles’.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.