Paraditen e sotme studentët protestuan para godinës së parlamentit ku përsëritën thirrjet për plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Por teksa studentët ishin duke protestuar, një prej tyre është larguar nga turma duke u vendosur midis Xhamisë së Namazgjasë dhe hyrjes së parlamentit, për të kryer ritin e faljes.
Ky veprim i tij tërhoqi jo pak vëmendjen e studentëve dhe të pranishmëve të tjerë në protestë.