• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dhe mono(l)loqet e tij…

14:39 : 10/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama në një monolog të gjatë, nën trysni dhe shumë i shpërqëndruar, i bëri thirrje deri në çjerrje studentëve protestues që ta takonin për të dialoguar dhe “zgjidhur” problemet me të. Një taktikë e vjetër e kreut të qeverisë, që edhe dje nuk doli nga skuta e tij e propagandës, duke u kërkuar Forumeve Rinore Eurosocialiste (FRESH-it) që të “shtireshin si studentë” që pyesnin kryeministrin, apo ngrinin shqetësimet e tyre.

Në një postim të publikuar nga ‘Lolita’, është zbuluar edhe prejardhja e komenteve, ku direktivat kishin ardhur nga lart, më saktë nga Elio Hysko, kryetari i FRESSH. Në këtë mënyrë ka vijuar “bashkëbisedimi vitual”, ku për të bërë të besueshëm këtë shfaqje kishte edhe pyetje gjoja me frymë kritike.

Që të gjitha më shumë se kërkesë llogarie, ishin pyetje të porositura, për të dalë aty ku donte kreu i qeverisë, por studentët nuk janë tërhequr, përkundrazi sot kanë artikuluar se nëse deri nesër në orën 16.00 nuk plotësohen tetë kërkesat e tyre, atëherë protesta do të përshkallëzohet, duke nënkuptuar grevë urie dhe deri revoltë.

Stafet e ngushta të kryeministrit, veçanërisht armata propagandistike i ngjan “Rinisë komuniste” të vitit 1990, që edhe pas shembjes së monumentit të Enver Hoxhës këndonin e bënin thirrje për vijimësinë e komunizmit. Një iluzion që ishte në mëndjet e tyre, pa e parë realitetin poshtë në masat e qytetarëve dhe veçanrisht në brezin e ri, që përveç shpresës, po humb edhe dinjitetin.

Lexo edhe:

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

Ndërsa kryeministri Edi Rama pyeste e përgjegjëj po vetë, i ndihmuar edhe nga pjesa e stafit të ngushtë (mono(l)loqet e Rilindjes), që ngrinin “shqetësimet” sipas kërkesave të stafit, u duke se lëshoi shumë. Ai premtoi diskutim për përgjysmim të tarifave të studimit, kushte të mira në konvikte dhe fakultete, por si gjithnjë përgjegjësinë nuk e mbajti kurrë për vete, duke ia atribuuar dekanëve, stafeve pedagogjike që janë në bordet drejtuese, e madje edhe administratorëve të qeverisë që janë emëruar në fakultete. Këta të fundit i paralajmëroi se thuajse janë të shkarkuar. Rama kërkoi pa pushim deri në përulje, dialog me studentët, por përgjigjen për këtë afrim të qeverisë e mori në sheshin para Ministrisë së Arsimit ku studentët e revoltuar ia prenë shkurt: “Plotëso kërkesat, je i pabesueshëm”.

“Duhet të plotësohen të 8 kërkesat, pastaj ulemi rrugës dhe i diskutojmë. Janë të pangeciueshme. Ne nuk pranojmë të negociojmë në asnjë mënyrë. Nuk duam të marrim premtime të rreme. Sot është pika ku kupa ka nisur të derdhet. Ata nuk deshën dialog kur vendosën tarifat”-thanë studentët protestues, ndërsa e bënë të qartë se: “Deri nesër kemi dhënë ultimatum, pastaj do ta përshkallëzojnë. Nuk duam që studentët të plagosen dhe të gjakosen. Do futemi në grevë urie. Edhe e marta do të jetë protestë paqësore, të mërkurën në grevë”.

Kryeministrit i ka mbetur edhe 24 orë për të reaguar, por me gjasë janë 24 orët e fundit në një pushtet të qetë, pasi revolta studentore nuk është vetëm e karakterit ekonomik apo për më shumë të drejta, pasi vjen si reagimim i varfërisë, korrupsionit qeveritar, përqëndrimi i gjithë ekonomisë së vendit në duart e pesë oligarkëve, pasiguria, trafiqet, kanabizimi, lidhjet e politikës me krimin, arrogancën qeveritare e mbi të gjitha mungesën e shpresës.

Për të bërë diversionin dhe shuar një frymë proteste, që mund të çojë deri në rrëzimin e qeverisë, Rama u sugjeroi studentëve që të mos dëgjonin Monika Kryemashin apo Lulzim Bashën, por të afroheshin me të për një “bashkëqeverisje me studentët”. Kjo frazë nuk është as më shumë e as më pak se artikulimet e një lideri që përfaqëson shtetin oligarkik-autokratik, të mbushur me propagandë.

Thelbin e kësaj revolte kryeministri duket se ende nuk e ka kuptuar. Studentët edhe pse me kërkesa në dukje vetëm në interes të grupimit të tyre, po përfaqësojnë frymën antiqeveritare që ndihet kudo tek qytetarët, por e kanë të vështirë të grupohen. Orët janë të numëruara, e nesermja është dita e madhe e gjykimit, kreun e qeverisë nuk po e ndihmon më, përkundrazi po e degradon propaganda e tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
BOTA

Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima

20:20 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Kushtet e Apelit janë skandaloze”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton ministrit Gogu

20:18 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
BOTA

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026
Para

Studentët thyejnë rrjetin/ Parrullat më pikante

TË GJITHA

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026

Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima

20:20 : 26/06/2026

“Kushtet e Apelit janë skandaloze”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton ministrit Gogu

20:18 : 26/06/2026

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet