Sot në orën 14:30 më Dublin të Iralndës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve për Ligën A.
Dy përballje spektakolare na ka rezervuar ky short. Skuadra e Portugalisë do të luajë kundër Zvicrës, ndërsa skuadra kombëtare e Holandës do të ndeshet me “Tre luanët” e Garet Sauthgejt.
Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në qershor të viti të ardhshëm në Portugali, pasi këta të fundit janë kampionët në fuqi të Europës dhe si të tillë do të presin këto gjysmëfinale.