Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në funeralin e një 86-vjeçari në Adiyaman të Turqi.
Diskutimi i vëllezërve për funeralin e babait të tyre të vdekur, Mehmet Özer u kthye në një rrëmujë të vërtetë ku mbetën 6 persona të plagosur.
10 persona të familjes u përfshinë në sherr me thika, i cili mori fund pas ndërhyrjes së policisë.
Ngjarja u shkaktua nga njëri djalë, i cili kishte ndërruar mbiemrin nga Özer në Kaplan për shkak të një diskutimi me të atin para 3 muajsh.
Vëllezërit e tjerë u zemëruan kur ai me fëmijën u shfaqën në funeralin e babait, i cili vdiq në mënyrë natyrale.