Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Në aksident janë përfshirë 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Durrësit.
Siç shihet në pamje automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.