Protestuesit mohojnë lajmet për përçarje: Shteti të na dëmshpërblejë me vlerën e tregut ose rrëzohet

Në media kanë dale disa lajme, sipas të cilave organizatori i protestës së banorëve të ‘Unaza e Re’ ka dërguar një letër tek ARRSH për tu shpronësuar.

Megjithatë, informacioni është mohuar nga organizatorët e protestës, të cilët shprehen se tentative të tilla për përçarje nuk do të funksionojnë.

Është faqja “Mbeshtetje banoreve te ‘Unazes se Re’”, që njihet si zëri zyrtarë i protestës, që thekson se do të vijojnë me të jenë të bashkuar derisa institucionet të pranojnë t’i dëmshpërblejnë me çmimin e tregut.

“Keta 2 banore kane vajtur per tu interesuar tek ARRSH. Eshte normale deri ketu! Me pas arrsh per te na percare thote sikur keta kane filluar procesin e shpronsimit sipas ligjit… po te ishte sipas ligjit keta dy banore nuk kishin pse rrinin 17 dite ne proteste. Prandaj te mos keni dyshimin me te vogel jo tek keta por tek asnje banor. Jemi super te forte! Shteti o do pranoje qe ne te gjithe te demshperblehemi me vlere tregu ose do te rrezohet sepse kemi per ti sjelle te gjithe shqiperine para kryeministrise ne daten 28 nentore!”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE  A duhej kandiduar Malaj si kryebashkiak? E shpjegon avokati

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here