• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Blindohet kufiri, fshehën në kamion dy persona, arrestohen shoferet në Durrës

11:44 : 19/11/2018
në AKTUALITET

Janë arrestuar dy shoferë në portin e Durrësit pasi akuzohen se kanë lejuar duke fshehur dy persona në makinat e tyre për të kaluar ilegalisht kufirin.

Policia thotë se janë sekuestruar edhe një sasi e medhe parash në lekë dhe në paund.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Ja njftimi i plotë i policisë:

Lexo edhe:

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi

Policia Kufitare masa shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Masa  edhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen  janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili.

Arrestohen në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Sekuestrohen vlera monetare në Euro dhe Paund.

Kapet dhe ndalohet edhe  një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave  shtesë për  intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë,  në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

•  Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë  në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi  se shtetasi  Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

Shtetasi  E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative  për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë  të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve  u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e  linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e  eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi  D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt  Italisë, i cili  u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç,  banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.

Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi  G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues  shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur  ne Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini.

Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative  gjobë  në masën 20 mijë lëkë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim  Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se  është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim.  Ndalimi i saj u bë  me qëllim ekstradimi drejt Italisë .

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025
AKTUALITET

Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi

15:20 : 19/07/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta

15:19 : 19/07/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

15:10 : 19/07/2025
AKTUALITET

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

14:53 : 19/07/2025
AKTUALITET

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

14:38 : 19/07/2025
Para
Foto ilustruese

VIDEO/ Kur zjarri bën kërdinë, Kaliforni, pamje nga qyteza e shkrumbuar

TË GJITHA

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025

Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi

15:20 : 19/07/2025

Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta

15:19 : 19/07/2025

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

15:10 : 19/07/2025

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

14:53 : 19/07/2025

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

14:38 : 19/07/2025

VIDEO/ Makina përplas turmën në Los Angelos, 28 të plagosur

14:26 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com