Në një intervistë Xherdan Shaqiri është revoltuar shumë ku ka folur për Liverpool, Bayern dhe Stoke City.
Ai u shpreh se i vjen keq që Stoke ra nga kategoria, por ai thotë që Xherdani personalit kërkon respekt dhe nuk duhet të fajësohet në lidhje me atë gjë.
Gjithashtu ai ceku se ka fituar Champions Leaguen.
“Rënia nga kategoria me Stokun ishte një eksperiencë e keqe për klubin dhe për mua dhe unë shpresoj që ata të kthehen përsëri në Premier League sa më shpejt të jetë e mundur. Por pavarësisht asaj që ndodhi, unë jam fitues i Champions League. Dhe unë mendoj se kjo kërkon respekt. Njerzit duhet të kujtojnë ku kam luajtur unë më parë, cilësitë që unë kam dhe ato çfarë unë kam arritur. Unë kam luajtur për skuadrën më të madhe në botë në Mynih dhe përsëri po luaj me një nga ekipet më të mëdha. Kështu që unë nuk ndjej ndonjë presion nga fanella e Liverpulit. Kur kthehem në Mynih, fansat më tregojnë se sa i dashur jam unë atje, dua që kjo të ndodh edhe këtu. Pse jo edhe për herë të dytë?” – u shpreh Xherdan Shaqiri.