Avokati Maks Haxhia në një dalje për mediat pas vendimit të gjykatës e cila la në burg dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Haxhi tha se ky është procesi më qeshark që kishte parë në karrierën e tij prej 41 vitesh pasi është shkelur hapur ligji pasi çdo person I arrestuar trajtohet veçmas dhe jo siç ndodhi në këtë seancë maratonë prej 10 orësh ku 44 të arrestuarit janë thirrur së bashku.
“Është e vështirë që të përmbysësh gjithë opinionin që është krijuar, juve fillimisht iu është dhënë informacion nga organi i prokurorisë dhe e hodhët në opinion, por po të ishit në sallë do të krijohej nja tabllo tjëtër për ngjarjen. Proces më skandaloz dhe qesharak nuk kam para ndonjëherë në 41 vjet të karrierës timë. Ligji thotë se çdo I arrestuar trajtohet veç e vec aty janë thirrur 44 veta, imagjinoni si ishte ky proces, i montuar. Skandaloz është prezantimi i vendimit nga gjyqtari i cili në mes të seancës tha se për zonjën Mimoza Ndoka se nuk e dinte se kishte fëmijë të vogël, një gjyqtar e shikon me kujdes dosjen, përveç saj ishin dhe tre të moshuar, u shkel ligji dhe për ata”, tha Maks Haxhia.
Avokati u shpreh gjithashtu se edhe akuzat janë skandaloze pasi sipas tij për Arben Ndokën dhe Arben Çukon janë servirur fakte që s’kanë të bajnë me ato të përgjimeve.
“Unë personalisht, isha avokat i zotit Cuko dhe Ndoka, janë servirur fakte që s’kanë të bëjnë me atë që ka ndodhur në përgjime. Prandaj insistova që mediatë ishin në proces dhe fakti që ju refuzuan na krijon bindjen se jemi para një procesi të montuar”, shtoi avokati.
Gjithashtu Haxhia tregoi se gjatë seancës janë hedhur edhe ide nga të arrestuarit se ata janë “kurbanë të integrimit”
“U hodhën edhe ide të tillë se politika është në mes dhe ne jemi kurbanët e integrimit”, tha Haxhia.