Në ndeshjen mes Sheffield Ëednesday dhe Middlesbrough në kuadër të ligës së dytë angleze, Championship, ka ndodhur një gjë interesante.
Këtë ndeshje e fitoi Middlesbroughi 2-1 si mysafir.
Në minutat e fundit të takimit shihen lojtarët vendas, të cilët tentojnë shënimin e golit të barazimit, mirëpo lojtari kundërshtar e ndalë topin në vijën e golit.
Mirëpo, pastaj lojtarët e Sheffieldit tentojnë të shënojnë, por rrëmuja e madhe afër vijës nuk e lejon një gjë të tillë, ku rreth shtatë lojtarë hidhen mbi njëri-tjetrin, disa për ta mbrojtur topin e disa për të shënuar golin e barazimit.