Gylseren sërish drejt altarit

Lexo edhe:

Aktorja e famshme Nurgul Yesilcay po shkon sërish drejt altarit.

Ylli i kinematografisë turke është shprehur se po mendon të martohet me producentin Necati Kocabay.

Ajo i ka prezantuar të dashurin djalit të saj, Osman Nejat nga martesa e mëparshme me Cem Ozer që përfundoi me divorc në vitin 2010.

“Çdo gjë po shkon mirë,”-tha aktorja për gazetarët. “Po mendojmë të martohemi.”

Ndërsa në lidhje me ish-bashkëshortin, i cili u dëmtua gjatë xhirimeve të një filmi në Afyonkarahisar, tha se kishin një marrëdhënie të mirë.

“Kemi mbajtur marrëdhënie miqësore sepse kemi një djalë së bashku,”-shtoi Nurgul.

Aktorja është e njohur në Shqipëri për rolet e saj si Sulltanesha Kosem dhe Gylseren në flimin ‘Fate të kryqëzuara’.

 

 

Lajme të lidhura

Para