Ditën e nesërme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”.
Ish-ministri i Brendshëm ndonëse është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupin kriminal “Habilaj”, Tahiri shfaqet krejt i qetë.
Siç duket, Tahiri ka publikuar në ‘story’, në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet i veshur sportiv dhe hipur mbi kalë.
Nuk dihet ende se ç’pritet të vendosë nesër gjykata për Tahirin, por ish-ministri duket se e ka marrë me shumë sportivitet.