• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Droga në shkolla alarmon deputetin e LSI: Gjendja është skandaloze! Shpërndarja do vijojë, ndërsa policia…

10:55 : 27/09/2018
në AKTUALITET

Transmetimi një videoje nga emisioni “Stop” dhe arrestimet e fundit të të rinjve që shpërndajnë drogë në shkolla tek të miturit ka sjell një reagim nga zv.kryetari i LSI, Luan Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se e vërteta është alarmante, gjendja është skandaloze dhe më alarmante është indiferenca e shtetit.

“E në gjithë këtë butafori të transmetuar prej ERTV-së, nuk munguan as deklaratat e Policisë së Shtetit, sipas të cilës, “…policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor. Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave… mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave” e të tjera e të tjera si këto!”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.

POSTIMI I PLOTË

Droga në shkollë, emisioni “Stop”… dhe Policia e Shtetit!

Lexo edhe:

Nuk reagoi në kohë për Zvërnecin, publiku ‘hakmerret’ virtualisht ndaj Bora Zemanit

Protesta masive edhe në Vjenë, shqiptarët e diasporës kundër Ramës

Emisioni “Stop” risolli këto ditë edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik me pamje, pra me zë e me figurë siç është bërë e modës të thuhet, problemin e madh të shpërndarjes, shitjes e përdorimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit!
E vërteta është alarmante, gjendja është skandaloze, e më alarmante e skandaloze se kjo e vërtetë, është indiferenca kriminale dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore përgjegjëse!

Emisioni “Stop” na zbulon vetëm majën e aisbergut të një epidemie që përhapet shkollë më shkollë, ndërkohë që nëse kthehemi vetëm pak ditë më pas në kohë e të kujtojmë ceremonitë e çeljes së vitit mësimor, do të na rishfaqen fjalimet bajate e fytyrat e impostuara deri në ngërdheshje që ngjallin neveri prej grimasava të pështira, të Kryeministrit e të të tjerëve pas tij që e imitojnë shëmtuar, për gjoja “masat e shkëlqyera të marra për fillimin e vitit të ri mësimor”.

E në gjithë këtë butafori të transmetuar prej ERTV-së, nuk munguan as deklaratat e Policisë së Shtetit, sipas të cilës, “…policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor. Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave… mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave” e të tjera e të tjera si këto!

Ballafaquar me të vërtetat që transmetoi emisioni “Stop”, rezulton se masat paskan qenë vetëm në fjalimet e pështira, për sa kohë oborret e korridoret e shkollave janë “pushtuar” prej trafikantëve të drogës!

Dhe si për ironi, ndërsa pas emisionit “Stop” duhej të ngrihej menjëherë në alarm e në këmbë i gjithë shteti, gjithçka u kalua me një përgjigje klishe nga ana e drejtorisë së policisë së Tiranës, a thua se ky problem është çështje që ju përket vetëm strukturave të Policisë së Shtetit!

Asnjë analizë se përse nuk kanë funksionuar masat që u proklamuan në nisje të vitit të ri shkollor, asnjë konkluzion se kush mban përgjegjësi për gjëndjen kriminale në mjediset e shkollave të kryeqytetit dhe se përse shërbimet e policisë pranë shkollave nuk kanë funksionuar, dhe ç’është më kryesorja, asnjë masë konkrete që të na bindë se situata do të përmirësohet!

Pra thënë shkurt, droga do të vazhdojë të shpërndahet e të mbysë nëpër shkolla, emisioni “Stop” do të vazhdojë të denoncojë përsëri me të njejtën ndjenjë përgjegjësie qytetare, e drejtoria e policisë së Tiranës do të bëjë përsëri deklaratën e rradhës!…

Ndërsa institucionet në varësi të ministrisë së arsimit, ato të shëndetësisë, një varg i tërë inspektoriatesh e vetë drejtoritë e shkollave, do të vazhdojnë të na flasin e shkruajnë për masat e shkelqyera që kanë marrë për sigurinë dhe normalitetin nëpër shkollat tona!

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk reagoi në kohë për Zvërnecin, publiku ‘hakmerret’ virtualisht ndaj Bora Zemanit

18:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protesta masive edhe në Vjenë, shqiptarët e diasporës kundër Ramës

18:17 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër Ramës

18:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

Anëtari i PPE-së: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Rusisë!

17:48 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026
Para

Karta identiteti dhe viza false, pranga dy shqiptarëve në Greqi

TË GJITHA

Nuk reagoi në kohë për Zvërnecin, publiku ‘hakmerret’ virtualisht ndaj Bora Zemanit

18:19 : 06/06/2026

Protesta masive edhe në Vjenë, shqiptarët e diasporës kundër Ramës

18:17 : 06/06/2026

Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër Ramës

18:00 : 06/06/2026

Anëtari i PPE-së: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Rusisë!

17:48 : 06/06/2026

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026

Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria

17:14 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş