I riu filmon veten duke vrarë dhjetëra strucë

Lexo edhe:

Një i ri filmoi veten duke ngarë me shpejtësi mjetin e tij dhe duke vrarë 10 emus (strucë australianë).

Jacob Macdonald, 20 vjeç, nga Pinnaroo, një qytet i vogël në Australinë e Jugut, u identifikua pas një serie mesazhesh mes tij dhe ish-të dashurës.

Pavarësisht thirrjeve në internet që ai të përballej me dënimin maksimal për aktin, i riu mendon se ishte duke bërë një vepër të mirë.

I riu tha se shpendët shkatërronin të mbjellat e tij, teksa në anën tjetër po përballen me thatësirën.

“Ata janë vetëm të këqij, duhet të zhduken”, tha ai.

Në Australi mund të dënohesh deri në 5 vite burg për vrasje e kafshëve të egra dhe  një gjobë prej 22,000 dollarë.

 

Lajme të lidhura

Para