Aeroporti i ri përfshihet nga protesta të dhunshme ende pas nisur punë

Lexo edhe:

Mijëra punëtorë kanë protestuar në aeroportin e ri të turqisë për kushtet e këqija të punës ndërsa 17 prej tyre u plagosën nga përplasjet me policinë. Protesta e tensionuar solli nderhyrjen e policise ndërsa opozita vendase njoftoi se janë arrestuar të paktën 400 persona. Aeroporti i ri ku ndodhi protesta, sipas pretendimit të autoriteteve turke do të jetë më i madhi në botë por punëtorët aty janë ankuar herë pas here për aksidentet në punë.

Qindra punëtorë u ndaluan nga policia turke teksa po protestonin për kushtet e punës në aeroportin e ri të Stambollit, një projekt gjigand i përkrahur më parë nga presidenti Rexhep Tayyip Erdogan.

Protestat nisen pas një aksidenti me autobus të premten në të cilin 17 punëtorë u plagosën, njoftoi, menaxheri i përgjithshëm sindikatës së punëtoreve, Ozgur Karabulut.

Mijëra punëtorë u bënë bashkë në protestën e cila më pas u shpërnda nga policia.

Sipas deklaratave të opozitës, numri i te arrestuarve ka arritur në rreth 400 persona.

Aeroporti i ri, për të cilin Turqia pretendon se do të jetë më i madhi në botë, është një nga projektet e një bumi ndërtimor 15-vjeçar të cilën Erdogani e ka mbikëqyrur vazhdimisht.

Njësoj siç ka bërë me ndërtimin e urave, porteve dhe hekurudhave që synojnë transformin vendit.

Aeroporti është planifikuar të hapet në fund të tetorit, por menaxher i përgjithshëm i sindikatës Karabulut, tha se kjo datë është e diskutueshme, pasi puna e mbetur do të merrte edhe përafërsisht dy muaj.

Sindikatat e Punëtorëve prej kohësh ankohen për kushtet dhe sigurinë gjatë punës në aeroport, por pas gjendjes së jashtëzakonshme të ardhur si pasojë e grushtit të shtetit të dështuar në 2016 në korrik, të drejtat për greva ose protesa u shkurtuan.

Në shkurt, Ministria e Punës në Turqi tha se 27 punëtorë kanë vdekur në aeroport që nga fillimi i punës atje në vitin 2015, kryesisht nga aksidentet e punës ose problemet shëndetësore.

 

 

Lajme të lidhura

Para