Shqipëria U-19 ka zhgënjyer në testin e dytë miqësor atë kundër Islandës e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Të besuarit e Erjon Bogdani u mposhtën me rezultatin 4-1 duke dhuruar një performancë të ulët.
Kuqezinjtë e rinj u kapën në befasi që në minutën e pestë nga Heimison, ndërsa në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0-2. Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën në fillimin e pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Arnorson.
Kujtojmë që para dy ditësh Shqipëria U-19 mposhti Islandën me rezultat minimal 1-0.