Babai i këngëtares me famë botërore Rita Orës ka zbuluar se së fundmi kanë blerë shtëpi në Kosovë.
“Kosovë, shtëpi. Shumë të emocionuar për shtëpinë e re në Kosovë, Prishtinë”,-shkruan Besniku krahas fotove familjare.
Kujtojmë se prej shumë vitesh familja Ora është zhvendosur drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Aty Rita Ora mori famë dhe vazhdon të korrë sukses ndërkombëtar me muzikën e saj.













