Reperi nga Presheva, Gold Ag duket se ka raporte të mira me vëllezërit Haradinaj.
Ai prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në bregdetet e ndryshme shqiptare, ku siç shihet po shoqërohet nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Goldi ka postuar një fotografi në Instagram teksa pozon pranë deputetit, ndërsa ata shfaqen tejet të buzëqeshur.
“Në mëmën Shqipëri ????????”, ka shkruar ai me ç’rast ka treguar edhe destinacionin e pushimeve që është Mali i Robit.
Nuk është hera e parë kur reperi shfaqet pranë deputetit, pasi shpesh publikon imazhe me të në rrjetet më të frekuentuara sociale.