Shpat Kasapi dikur padyshim ishte një nga këngëtarët më të preferuar të vajzave, ndërkohë që është përfolur shumë edhe për ndarjen nga Afërdita Dreshaj.
Ama i ftuar në “Kojshia show” gjatë intervistës, këngëtarit i ndodhi një e papritur.
Një vajzë hyri në mes të emisionit dhe u ul pranë Shpatit. Vajza u shpreh se ajo është modele dhe e dashura e këngëtarit.
“Unë me Shpatin kemi diçka pak më të ngushtë, janë gjëra serioze, familjare, i kemi hyrë shumë thellë muhabetit, është serioze kjo temë. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet. Ne po presim një bebe”, u shpreh vajza.
Shpati u vendos në siklet dhe qeshi duke thënë se e kuptoi që ishte kamerë e fshehtë. Mirëpo këngëtari nuk e pranoi dot këtë lojë dhe u largua nga emisioni, ndonëse moderatori i kërkoi me ngulm të qëndronte.