Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, duke bllokuar qarkullimin rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërkohë që qarkullimi është bllokuar në të dy anët e rrugës.
Dyshohet se shkak për përfshirjen në flakë të automjetit është bërë një defekt teknik. Uniformat blu po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.