Kukësi pa fuqi është dorëzuar përballë Qarabag që vijon rrugëtimin në Champions League.
Skuadra azerbajxhanase fitoi me rezultatin 3-0 duke dominuar lojën përballë verilindorëve që u treguan të vegjël.
Skuadra shqiptare nuk arriti të organizohej duke vendosur statistikën më katastrofë pasi nuk goditi asnjëherë në drejtim të portës. Albi Alla la ekipinme 10 lojtarë pas kartonit të kuq.
Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” u mbyll me rrjeta të paprekura.