Harta e nisjes së zjarreve në Greqi, ka indicje për veprimtari kriminale

Lexo edhe:

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi, Nikos Toskas tha se ka indikacione serioze të veprimtarisë kriminale në lidhje me zjarret që përfshinë disa zonë në Athinë.

Drejtuesit e lartë të qeverisë greke bashkë me drejtuesit e zjarrfikëses në Greqi në një konferencë të përbashkët bënë të ditur disa detaje nga  hetimet që kanë nisur për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit vdekjeprurës.

Bazuar në imazhet satelitore evropiane dhe ndërkombëtare u tha se zjarri filloi në Kineta.

“Në zonën e Kinetës në 23 korrik 2018 në orën 12:03 u shfaqën vatrat e para të zjarrit”, thanë zyrtarët e lartë të qeverisë së Greqisë.  Ndërsa në orën 12:35 minuta të dhënat satelitore tregojnë 13 zjarre të tjerë. Zjarri që tashmë kishte nisur favorizohej edhe nga era.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Atikës Lindore ka burime termike për shpërthime zjarri, që u përhap me një shpejtësi të madhe, duke bërë që për 30 minuta flakët të arrinin deri në det.

“Prej momentit të parë, kryeministri na kishte udhëzuar që të hetonim me shpejtësi dhe metodikisht të gjitha elementet“, tha zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve

Tzanakopoulos informoi se në këtë kontekst, një komision ministror u takua me Kryeministrin për të shqyrtuar të dhënat e mbledhura nga të gjitha autoritetet kompetente mbi shkaqet e zjarreve shkatërruese pas urdhrave që ai kishte dhënë.

Ai tha në veçanti se Kryeministri kishte udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes që kishte kontaktuar me vendet aleate dhe kishte kërkuar të dhëna nga të dy satelitë  për të identifikuar me saktësi shenjat e zjarreve të para.

Po ashtu u udhëzua ministri për Politikën Dixhitale që të aktivizonte ELDO, i cili nga ana e tij mori të gjitha të dhënat e disponueshme nga sistemet satelitore evropiane dhe ndërkombëtare.

Pas mbledhjes së të gjithë informacioneve, Kryeministri urdhëroi që Brigada e Zjarrit dhe Ushtria të kontrollonin pikat ku nisi zjarri.

 

Lajme të lidhura

Para