Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare: Jemi në kontakt me shqiptarët, ja numri ku mund të kërkoni ndihmë

GREQI- Ambasada shqiptarë në Athinë ka reaguar pas zjarreve që kanë përfshirë rajonin e Atikës, ku deri më tani numërohen mbi 56 të vdekur dhe shumë të zhdukur.

Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka vënë në dispozicion një numër telefoni për shqiptarët që kanë nevojë për ndihmë.

“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, ndërsa shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”- thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.

LEXO EDHE  Libër për gjuhën shqipe, titulli me gabime drejtshkrimore/Rrjeti ‘masakron’ autoren

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here