Kroacia është kualifikuar për në gjysëm finalet e kampionatit botëror të futbollit duke eliminuar skuadrën vendase, Rusinë.
Festimet kanë qenë të çmendura nëpër të gjithë Kroacinë.
Festimeve i është bashkuar edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.
Ajo ka festuar mbrëmë me futbollistët e Kombëtares së vendit të saj.
Kolinda i është bashkua ekipit në dhomat e zhveshjes.
Videon e ka publikuar pikërisht presidentja kroate në faqen e saj në Facebook.
Presidentja Kolinda njihet si tifoze dhe i qëndron gjithmonë pranë ekipit kombëtar.
https://www.dailymotion.com/video/x6nyfra