‘Gazzetta dello Sport’ në numrin e sotëm ka publikuar një titull interesant pas eliminimit të Brazilit nga Botërori 2018.
Brazili u eliminua nga Kampionati botëror 2018 pas humbjes në çerekfinale nga Belgjika me rezultat 2:1.
Neymar me shokë dështuan të kualifikohen në gjysmëfinale duke qenë inferior ndaj belgëve.
‘Seleçiao’ ishte emri i vendosur nga e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’, duke i dhënë lamtumirën Brazilit nga Botërori 2018 në Rusi.