Botërori “Rusi 2018” ka qenë i paparashikueshëm. Në këtë edicion janë thyer disa rekorde, por është vendosur edhe një statistikë interesante për sa u përket golave të shënuar në minutën e 90 dhe më pas.
Kur ka përfunduar vetëm faza e grupeve deri më tani janë shënuar 20 gola pas minutës së 90.
Kjo shifër është më e lartë po të mbledhësh golat e shënuar në botërorin e vitit 2006, 2010 dhe 2014 ku janë 19 gola.
Kjo është një “dramë” e vërtetë për ekipet që i kanë pësuar.