• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketë fiskale, ulen taksat nga agroturizmi tek lojërat e fatit

13:16 : 29/05/2018
në AKTUALITET

Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime në tri ligje të lidhura me taksat, duke ofruar kështu praktikisht një paketë të dytë brenda vitit 2018. Ndryshimet vijnë në kushtet e mbështetjes së agroturizmit me disa lehtësi si dhe rregullime të tjera për biznesin në tërësi.

Drafti për tatimin mbi të ardhurat
Ndryshon shkalla tatimore e biznesit. Shkalla e tatimit mbi fitimin është 15% për tatimpaguesit me të ardhura gjithsej 14.000.001 lekë në vit, 5% për tatimpaguesit me të ardhura gjithsej 14.000.000 lekë në vit. Aktualisht paguhet 15 për qind për tatimin 8.000.001 dhe 5 për qind deri në 8.000.000. Për të gjithë subjektet që certifikohen për aktivitetin e agroturizmit, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5%, e parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021. Efektet e nor-mës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit “subjekt i certifikuar agroturizmi”. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012 “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Për lojërat e fatit drafti bën një riformulim më të saktë të ligjit për atë se çfarë do të quhen të ardhura bruto nga loja, duke cilësuar se taksimi do të bëhet pas zbritjes së fitimit nga loja.

Drafti për taksat vendore
Në këtë ligj qeveria ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim, i cili lidhet me përjashtimin e subjekteve të certifikuara në agroturizëm nga pagesa e taksës së infrastrukturës. “Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e personave juridike ‘subjekt i certifikuar agroturizmi”, të kryera në fushën e agroturizmit, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin” dhe kur veprimtaria e tyre është në përputhje me kriteret dhe rregullat e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 22, datë 12.01.2018 “Për miratimin e kritereve për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit”.

Drafti për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
TVSH-ja e reduktuar në shkallë 6 për qind ofrohet vetëm për shërbimin e fjetjes në strukturat akomoduese, ndërkohë që për strukturat me status special me 5 yje furnizim me 6 për qind do të jetë edhe për shërbimet e tjera që ofrohen në këto struktura nga bar restorant, masazhe, sauna. Tashmë qeveria ka vendosur të zgjerojë bazën e atyre që përfitojnë nga shkalla 6% edhe tek agroturizmi. “Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6% aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restora-ntit, me përjashtim të furnizimit të pijeve, të ofruara brenda strukturave në të cilat zhvillohet veprimtari pritëse e certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit” thuhet në draft.

Qeveria, gati lehtësitë fiskale

Lexo edhe:

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj prezantoi gjatë një takimi me sipërmarrësit një sërë lehtësish fiskale për sektorë, të cilët qeveria ka menduar që t’i nxisë nëpërmjet incentivave fiskale. Të gjitha bizneset me një xhiro më të vogël se 14 milionë lekë do të kenë një shkallë të reduktuar të tatim fitimit, vetëm 5% nga 15% që është aktualisht, si rrjedhojë e rritjes së pragut që ndan biznesin e vogël nga i madhi nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë, që pritet të bëhet nga janari 2019. Sektori tjetër që do të përfitojë, sipas ministri Arben Ahmetaj, është sektori energjetik, më konkretisht aplikuesit e sistemit diellor. Për nxitjen e këtij sektori, qeveria përjashton nga TVSH-ja një listë me pajisje, në rast se përmbushen kushtet e vlerës minimale të investimit. Qëllimi i këtij lehtësimi sipas ministrit është promovimi dhe nxitja për rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë, por edhe diversifikimi i prodhimit, në mënyrë që të mos vuajmë në kohë thatësire.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
Para

Vendimi, miratohen tarifat për universitetet publike

TË GJITHA

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë

12:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com