Deputeti i PD-së, Flamur Noka propozon bojkot të parlamentit.
Në mbledhjen e grupit PD-së që po mbahet në selinë e kësaj partie, mësohet se deputeti e ka cilësuar këtë hap të vetëm që mbetet pas mbrojtjes që kryeministri Rama i bën ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës ia dhame kohen e duhur për Xhafën” mësohet të jetë shprehur Noka.