Për të shtatin vit rradhazi, duke pedaluar në rrugët e kryeqytetit, komuniteti LGBTI në Shqipëri i shoqëruar nga mbështetës brenda dhe jashtë vendit përhapi mesazhe të dashurisë, barazisë dhe tolerancës. Këtë vit ata pedaluan me guxim dhe kurajo për të dashuruar.
Në ditën ndërkombëtare të homofobisë dhe transfobisë slogani i tyre ishte dashuria nuk ka qenë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e gabuar. Dhjetëra persona që mbanin në duar pankarta kundër homofobisë dhe pro tolerancës së preferencave të ndryshme seksuale pedaluan duke brohoritur dhe duartrokitur për të gjithë ata që treguan kurajon të merrnin pjesë dhe për t’i dhënë shpresë të gjithë atyre që nuk e kishin të mundur zbulimin e homoseksualitetit të tyre.
I pranishëm në manifestim, dhe mbështetës i këtij komuniteti ishte edhe ambasadori Amerikan donald Lu i shoqëruar dhe nga Ylli Manjani. Pas pedalimit me biçikleta, në sheshin Skënderbej u zhvillua një koncert kundër homofobisë dhe transfobisë nga Bojken Lako, një prej personazheve publik përkrahës për komunitetin LGBTI. Ai do të performojë për të treguar që dashuria i përket të tërëve atyre që dinë dhe duan të dashurojnë.
[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]