• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dorëheqje nga Vetingu? Si i gënjen Edi Rama zyrtarët e BE

10:56 : 25/03/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë në Bruksel se, për shkak të procesit të Vetingut, janë tërhequr nga detyra 17 gjyqtarë dhe prokurorë.

Këtë deklarim triumfalist e dha gjatë një takimi me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Rama, duke tentuar të marrë meritat e Reformës në Drejtësi, e cila për të së vërtetës u miratua me konsensus të plotë politik, përcolli në qendrën e Bashkimit Europian të dhëna të rreme

Ose Rama ka gënjyer Juncker, ose Ramën e ka gënjyer stafi i tij, pasi largimet nga sistemi i drejtësisë janë më pak se 17. Për më tepër, një pjesë e këtyre largimeve gjatë vitit të fundit, nuk kanë lidhje me Vetingun. Nga totali prej 14 zyrtarësh të larguar, 3 kanë dalë në pension, 5 u ka përfunduar mandati dhe pjesa e mbetur, pra 6, janë dorëhequr ose shkarkuar për shkaqe që lidhen me Vetingun.

Lexo edhe:

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

E thënë më ndryshe, shifra 17 e përmdendur me pompozitet nga Rama dhe shifra reale 6 largime për shkak të Vetingut, janë shumë larg njëra-tjetrës. Burokracia europiane, pavarësisht mbështetjen së pakursyer që ka kryeministri nga Delegacioni në Tiranë, nuk është nga ato që gënjehet lehtësisht.

“Boldnews.al” risjell emrat dhe arsyet e gjyqtarëve që janë larguar gjatë 12 muajve të fundit, sipas rendit kronologjik:

  1. Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, nuk pranoi të plotësonte deklaratat e Vetingut, në shkurt 2017. Mandati i Kristos si anëtar i kësaj gjykate kishte dy vjet që kishte përfunduar. Polemikat politike kishin bllokuar zgjedhjen e zëvendësuesit të tij. Pasi priti dy vjet për emrin e pasardhësit, Kristo vendosi të largohej nga detyra.
  2. Drita Veliu, gjyqtare në Gjykatën e Kukësit, nuk plotësoi formularët e Vetingut, pasi dilte në pension pak javë pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentave për Vetingun. Preferoi që pensionin ta shijonte pa kokëçarjet e burokracive shtetërore.
  3. Sulejman Tola, prokuror në Krujë, njëlloj si Drita Veliu, ishte në prag të pensionit. Për këtë arsye, ai preferoi që të mos lodhej duke mbledhur dokumentacionin, përsa kohë që ai shumë shpejt do të ishte jashtë sistemit të drejtësisë për shkak të moshës.
  4. Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, u dorëhoq nga pozicioni i saj kushtetues. Kolegët e saj e lidhin dorëheqjen më shumë me një kërkesë të bashkëshortit të saj, avokatit të njohur Neshat Fana, se sa më frikën nga Vetingu. Avokati Fana, mesa duket, nuk ka preferuar që karriera e tij shumë-vjeçare në mbrojtje të shumë personazheve të jetës politike e botës së krimit, të shndërrohej në objekt diskutimi publik në Komisionin e Vetingut dhe tek të tjerë persona, që kanë akses në këtë institucion.
  5. Ilir Çeliku, gjyqtar në Apelin e Vlorës nuk pranoi të plotësonte formularët e Vetingut, duke u përjashtuar automatikisht nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka pranuar të bëjë publike arsyet e largimit dhe, ndoshta, mund të lidhet me Vetingun
  6. Ilir Pashaj, gjyqtar në Elbasan, nuk pranoi të plotësonte formularët e Vetingut, duke u përjashtuar automatikisht nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka pranuar të bëjë publike arsyet e largimit dhe, ndoshta, mund të lidhet me Vetingun
  7. Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë i përfundoi mandati ligjor, pasi kishte plotësuar formularët e Vetingut. Pra, nuk është dorëheqje për shkak të Vetingut, por përfundon mandati ligjor.
  8. Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë i përfundoi mandati ligjor, pasi kishte plotësuar formularët e Vetingut. Pra, nuk është dorëheqje për shkak të Vetingut, por përfundon mandati ligjor.
  9. Evelina Qirjako, anëtar i Gjykatës së Lartë i përfundoi mandati ligjor, pasi kishte plotësuar formularët e Vetingut. Pra, nuk është dorëheqje për shkak të Vetingut, por përfundon mandati ligjor.
  10. Guxim Zenelaj, anëtar i Gjykatës së Lartë i përfundoi mandati ligjor, pasi kishte plotësuar formularët e Vetingut. Pra, nuk është dorëheqje për shkak të Vetingut, por përfundon mandati ligjor.
  11. Arjana Fullani, anëtar i Gjykatës së Lartë i përfundoi mandati ligjor, pasi kishte plotësuar formularët e Vetingut. Pra, nuk është dorëheqje për shkak të Vetingut, por përfundon mandati ligjor.
  12. Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dha dorëheqjen pak para se të dilnin rezultatet e Vetingut. Ai e justifikoi dorëheqjen me “arsye personale”.
  13. Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm, përfundoi mandatin e tij dhe hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në Apel, pak para se të publikoheshin rezultatet e procesit të Vetingut.
  14. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Vetingut vendosi që ta shkarkojë nga detyra, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Ai ka të drejtën e ankimit në Komisionin e Apelimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

13:29 : 28/07/2026
AKTUALITET

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

13:20 : 28/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026
AKTUALITET

Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

13:05 : 28/07/2026
BOTA

Publikohen audiot: Joe Biden kishte probleme me kujtesën që në vitin 2017

12:58 : 28/07/2026
AKTUALITET

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

12:33 : 28/07/2026
Para

Këto ushqime ju mbrojnë mushkëritë nga sëmundjet, duhet ti hani patjetër

TË GJITHA

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

13:29 : 28/07/2026

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

13:20 : 28/07/2026

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026

Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

13:05 : 28/07/2026

Publikohen audiot: Joe Biden kishte probleme me kujtesën që në vitin 2017

12:58 : 28/07/2026

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

12:33 : 28/07/2026

Denoncimi i Berishës/ Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

12:30 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom