• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-kryeministri pranë rikthimit në pushtet

17:11 : 06/01/2018
në BOTA, KRYESORE

Në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë në mars, fituesi më i madh me gjasa do të jetë Silvio Berluskoni, një ish-kryeministër emri i të cilit është lidhur prej kohësh me skandale. Për më tepër, roli i Berluskonit në formimin e qeverisë së ardhshme mund të prezantojë stabilitet përballë një kryengritjeje populiste.

Nga Bill Emmott

Tashmë që zgjedhjet e përgjithshme të Italisë janë caktuar për 4 mars, kandidatët kryesorë po përgatiten për fushatën e fortë tetë-javore. Rezultati pritet të jetë i ngatërruar dhe jo përfundimtar, por një gjë është tashmë e qartë: gjërat mund të mos rrotullohen rreth garuesve 31 apo 42 vjeçar të dy partive kryesore, por do të kryesohen nga garuesi i vjetër 81-vjeçar.

Po, sado shokuese është, guri themeltar i këtyre zgjedhjeve mund të jetë askush tjetër veç Silvio Berluskonit, tre-herë kryeministrit që popullarizoi termin “festa erotike” (bunga-bunga party). Berluskoni, që e la zyrën mes turpit në vitin 2011, kur kriza e euros për borxhin sovran kërcënonte të kapte Italinë, nuk mund të aspirojë ende për një mandat të katërt – apo për ndonjë post publik – pas dënimit për mashtrim me taksat në 2013, megjithatë koalicioni i qendrës që ai drejton ka energjinë më të madhe në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e fundit të Italisë në shkurt 2014 ishin gjithashtu të rrëmujshme dhe jopërfundimtare. Që atëherë vendi është qeverisur nga koalicione të drejtuara nga Partia Demokratike e Qendrës së majtë (PD). Dhe tani, duke iu drejtuar fushatës, Italia po përjeton rritjen më të shpejtë ekonomike të më shumë se një dekade, megjithëse papunësia mbetet e lartë, më shumë se 11% (rreth 35% për punëtorët e rinj). Megjithatë kjo nuk po e ndihmon PD.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ndërsa shërbeu si kryeministër nga shkurti 2014 në dhjetor 2016, Matteo Renzi, lideri i ri dhe karizmatik i PD, e përshkroi veten si një demontues që do të çmontonte traditat e establishmentit politik. Por ai përfundoi me më shumë njerëz të zemëruar sesa mbështetës. Arritja e tij kryesore ishte legjislacioni për të reformuar tregjet e vjetëruara të punës në Itali – gjë që nuk fiton shumë vota. Që nga piku në vitin 2015 me 40% të votave në sondazhet e Parlamentit Europian, mbështetja për PD ra në vetëm 20-25% dhe krahu i majtë i partisë u nda.

Sot, partia kryesore që drejton sondazhet është kryengritësja, Lëvizja Pesë Yjet (M5S), e kryesuar nga komediani Beppe Grillo (megjithëse kandidati i tij zyrtar për kryeministër është një 31-vjeçar paeksperiencë Luigi Di Maio. M5S është maturuar që nga themelimi i vet 5 vite më parë, kur mesazhi i saj qendror ishte “një shqetësim për këdo”. Ajo ka moderuar kundërshtimin e saj për euron. Dhe me mbështetjen rreth 26-29%, mbetet popullore pavarësisht performancës së ulët në garën për këshillin e qytetit të Romës.

Problemi për M5S është se, për shkak të ligjit të ri elektoral, do t’i duhet të fitojë rreth 40% të votës totale për të siguruar një shumicë parlamentare. Nëse përfaqësimi proporcional do të vendosë dy të tretat e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit, një e treta do të vendoset nga kryesuesi i votimit në zonat elektorale teke, ku M5S me gjasa do të humbasë, sepse as nuk do dhe as nuk mundet të formojë aleancat elektorale të nevojshme për të siguruar shumica.

Në fakt, grupi partiak që do të përfitojë më shumë nga sistemi elektoral aktual do të jetë ai që ia ka dalë të bëjë një pakt me partitë e tjera para zgjedhjeve: e djathta e qendrës drejtuar nga Berluskoni. Siç ka treguar në fitoret e tij në 1994, 2001 dhe 2008, fuqia më e madhe e Berluskonit ka qenë përherë ndërtimi i koalicioneve. Dhe, ashtu si në ato zgjedhje, partia e tij Forza Italia, do të ketë partnerin më të madh Ligën Euroskeptike Veriore që është separatiste dhe anti-imigrante.

Sigurisht, nuk do të jetë rrugë e lehtë për Berluskonin. Ai do të duhet të lundojë nëpër një proces të ngatërruar dakordësie për kandidatura të përbashkëta me liderin energjik dhe ambicioz të Ligës Veriore, Matteo Salvini – i cili ka hedhur sytë nga lidershipi i qendrës së djathtë dhe me grupin e tretë, partnerin më të vogël: Vëllezërit e Italisë së kahut të djathtë.

Ende, gjërat duken mirë për Berluskonin deri më tani. Forza Italia në sondazhe ka marrë 16%, që është pak më lart se mbështetja e Ligës Veriore, edhe nëse është e ulët krahasuar me ditët e arta të partisë, kur merrte mbi 25%. Dhe qendra e djathtë me gjasa do të përfitojë nga zemërimi i votuesve për refugjatët dhe migrantët dhe nga frika e publikut për një M5S të dalë nga kontrolli. Ata janë në favor.

Nga ana e tij, Berluskoni është paraqitur si një burrë shteti i vjetër – edhe një palë duar të sigurta. Ai e ka zbutur imazhin e tij duke folur për pensionistët dhe duke shfaqur një interes të ri në të drejtat e kafshëve. Dhe së fundmi, ai është ende një kandidat i njohur që zotëron stacione të mëdha televizive në vend.

Sigurimi i një shumice absolute do të jetë një detyrë e vështirë për grupin e Berluskonit; por nuk është e pamundur. Me çdo normë, një shfaqje e fortë do të ishte një rikthim i mirë për një shoumen të vjetër – pikërisht ajo ç’ka ai dëshiron. Nëse koalicioni i tij i qendrës së djathtë fiton një shumicë, ai do të zgjedhë direkt kryeministrin; me shumë gjasa, ai do të jetë lojëtari kryesor në negociatat për një koalicion të madh qeverisës të qendrës së djathtë dhe partive të qendrës së majtë.

Më e jashtëzakonshmja është se cilido skenar të ndodhë, do të quhet rezultat i qëndrueshëm dhe i respektueshëm, krahasuar me alternativën më të mundshme: një qeveri minoritare e kryesuar nga M5S. A mund të përfundojë Berluskoni si shpëtimtari politik i Italisë? Mos e përjashtoni si mundësi. /Birn.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Foto ilustruese

Gjirokastër, digjet makina e oficerit të policisë rrugore

TË GJITHA

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

16:59 : 09/05/2025

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025

Xabi Alonso njoftoi largimin, Leverkusen i bën gati stolin ish-legjendës së Spanjës

16:52 : 09/05/2025

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

16:40 : 09/05/2025

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

16:32 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com