• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A është Macron ‘Merkel’ i ri i Europës?

19:13 : 06/01/2018
në BOTA, KRYESORE

Angela Merkel ishte ambijentuar prej kohësh me rolin drejtues në Europë. Por gjithnjë e më shumë ajo po vihet në pikëpyetje nga Emmanuel Macron. E megjithatë të dy kanë nevojë për njeri-tjetrin.

Angela Merkel për vite me radhë luante violinën e parë në Europë, e askush nuk e vinte këtë në pikëpyetje. Pas fitores së Donald Trump në SHBA disa gazeta anglofone madje e cilësuan atë si “drejtuesen e botës së lirë”.

E kjo vlente deri para disa muajsh.Që pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Merkelit iu desh që të pranojë humbje të ndjeshme votash me partinë e saj kristiandemokrate, CDU. Kancelarja tani vetëm në detyrë ende nuk ia ka dalë që të krijojë një qeveri të re. Merkel si Mrs. Europa tani për tani është e përjashtuar.

Nga ana tjetër me Emmanuel Macron po ngjitet një yll i ri në skenën politike. I riu karizmatik Macron fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Francë kundrejt ekstremistes së djathtë Marine Le Pen. Më pas ai ia doli edhe me veprën mjeshtërore të tij duke reformuar tregun e punës pavarësisht rezistencës së fortë në vend. Të dhënat e mira koniunkturore aktualisht po i japin edhe më shumë dorë atij. Kuotat e vlerësimit për të që fillimisht dukeshin në rënie, tani po rriten sërish. Në 40 vjetorin e lindjes së Macron në dhjetor shumica e francezëve thanë, se ai është “një president i mrië”. Ndërsa opozita e akuzon atë, se “vuan nga deliri i mbretit të Diellit”, sepse Macron në luftën elektorale pa aspak modesti u premtoi zgjedhësve një “presidencë jupiteriane”, në rast se do të fitojë. I gjithë vendi, që prej kohësh e kishte humbur besimin tek vetja, tani me Macron duket se është bërë sërish i vetëdijshëm.

Qendrim sovran në raport me djemtë e mëdhenj të botës

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Duke i pasur krahët e lirë në politikën e brendshme, Macron e përballon me sovranitet edhe skenën ndërkombëtare: ai pati një darkë të shkëlqyer me Trump në kullën Eiffel dhe një pritje të presidentit rus Vladimir Putin në kështjellën e Versailles, këto takime u pasuan me Konferencën Ndërkombëtare të Klimës në Paris, nismën për politikën ndaj Afrikës dhe tani vizitën tek presidenti turk Erdogan. “Ai sërish po luan fort rolin tradicional të diplomacisë franceze, që angazhohet në mbarë botën duke u nisur nga motoja, se çështjet e të gjithë botës kanë të bëjnë edhe me Francën dhe Franca duhet të marrë pjesë në to”, kështu e përshkruan Stefan Seidendorf, zëvendësdrejtori i Institutit Gjermano-Francez në Ludwigsburg, linjën e re të politikës së jashtme të Macron-it. Por ai shton, se Macron harron në këtë kontekst, që ai ka peshë vetëm “nëse prezantohet si europian”.

Megjithatë Macron pjesërisht dallon dukshëm prej partneres së tij të dëshiruar europiane Angela Merkel. P.sh. në rastin me Erdogan-in: Merkel në shtator kërkoi në fushatën elektorale, që të ndërpriten bisedimet e BE-së me Ankaranë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi, ndërkohë që Macron e quan Turqinë “një partnere të domosdoshme”. Një vizitë e Erdogan-it në Berlin aktualisht është e vështirë të përfytyrohet.

Edhe në stil dallojnë shumë Merkel dhe Macron në mënyrën se si komportohen me partnerët: Merkel ndonëse e kërkon vazhdimisht kontaktin me Trump-in, Putin-in apo Erdogan-in, ajo i përmbahet parimeve duke anashkaluar protokollin dhe krijon distancë të madhe. Ndërsa Macron përpiqet ta arrijë këtë ose përmes diplomacisë së madhe, ose duke luajtur mikun e ngushtë.

Një rol solo asnjëherë nuk ka qenë mirë për Europën

Revista amerikane “Time”, që pak kohë më parë e quante Merkel-in si “Gruaja Europë”, tani e quan Macron “drejtuesi i ardhshëm i Europës”.

Por Stefan Seidendorf mendon, se nuk është mirë që një person, apo një vend të vihet në krye të Europës: “Gjithmonë ekziston rreziku, që nëse këtë rol drejtues duhet ta marrë një vend më BE, atëherë vendet e tjera të bashkëveprojnë nga zori ose të mos bashkëveprojnë dhe në thelb mund të bëjnë vetëm politikën sipasa interesave të tyre kombëtare dhe jo politikë europianre.” Ndaj si Merkel edhe Macron do të bënin mirë, që ta luanin së bashku këtë rol.

/DW/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Detajet/ Ja godina ku do të vendosen personat që do hetojnë zyrtarët e lartë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com