Gazetari Artan Hoxha përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se të vërtetën mbi Sajmir Tahirin në çështjen Habilaj do e marrim vesh nga Prokuroria e Katanias.
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur prokuroria e Katanias ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm.
“Më në fund të vërtetën se si do të rezultojë Saimir Tahiri nga çështja Habilaj, do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias…
Në datë 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka rregjistruar proçedimin penal në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fiks 10 ditë pasi prokuroria e krimeve të rënda kishte rregjistruar procedimin nr. 431 në ngarkim të Tahirit në Tiranë më 17 tetor 2017 nisur nga artikujt në median italiane dhe shqiptare.
Proçedimi në Itali është bërë pas kërkesës të prokurores Rovena Gashi, drejtoresha e marrdhënieve me jashtë në prokurorinë e pergjithshme. Gashi ka dërguar si material shtesë edhe deklarimet publike të ish-oficerit të antidrogës Dritan Zagani.
Në datën 27 tetor në Katania ka udhëtuar kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata dhe prokurori Genti Osmani. Ata kanë qëndruar për 3 ditë në Katania për të shkëmbyer informacion dhe për të tërhequr dosjen Habilaj…
Ish-ministri Tahiri kishte siguruar në datë 20 tetor 2017 një vërtetim nga prokurori e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal. Por një javë më pas prokuroria italiane nisi rregjistroi procedimin ndaj tij…
Tani sëpaku kemi një hetim të paanshëm dhe të papolitizuar që do na thote të verteten… “, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.